• |
ide | kryesore

Goditje të njëpasnjëshme nga policia e Korçës, kapen 3 persona që kishin bagazhin me kanabis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacionet antidrogë nga policia e Korçës nuk kanë të ndalur. Këtë të enjte është finalizuar faza e shtatë e operacionit “Restart” i cili ka nisur 5 muaj më parë dhe janë arrestuar 3 persona. Mësohet se janë sekuestruar 40 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Numri i të arrestuarve ka shkuar në 19 dhe gjithsej është sekuestruar 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis në kuadër të  këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *