• |
ide | kryesore

“Hajdeni se më mbyti”/ Djali kërcënon babain se do ta vrasë me hanxhar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lushnje pasi ka dhunuar dhe ka kërcënuar se do të vriste më hanxhar babain e tij. Ka qenë babai i 25-vjeçarit,  A. Q., 56 vjeç, i cili ka telefonuar në sallën operative dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me hanxhar.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin.

Në vijim të veprimeve efektivët arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. Q., 25 vjeç. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale (hanxhari, me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *