• |
ide | kryesore

“Kemi vënë një bombë në shtëpinë tënde”: kërcënohet familja e kapitenit të Manchester United

-Instant, Sport



Orë frike për kapitenin e Manchester United, Harry Maguire. Mbrojtësi i kombëtares angleze ka marrë një email kërcënues, i cili i është dukur menjëherë shumë serioz, në të cilin shkruhej qartë se ishte vendosur një lëndë shpërthyese në shtëpinë e tij, ku jeton me partneren Fern Hawkins dhe dy vajzat e tyre. Duke parë kërcënimet e rënda, është njoftuar menjëherë policia, që ka mbërritur në vendngjarje me njësinë e qenve. Në këto orë vijojnë kërkimet për lëndë plasëse.

Lojtarët e Manchester United janë përfshirë nga vala e pakënaqësisë së tifozëve për rezultatet e dobëta të arritura në Premier League. Pas 4-0 të pësuar në Anfield, tensioni ka tejkaluar cdo limit, duke kulmuar me këtë episod fatkeq. “Djajtë e Kuq” kanë bërë të ditur se mbrojtësi “do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat” dhe se “nuk do të jepen detaje të mëtejshme për këtë çështje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *