• |
ide | kryesore

Kishin kthyer banesën në ‘shtëpi bari’, shpallen në kërkim pronari dhe bashkëpunëtori në Kukës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë në Kukës është zbuluar nga policia pasi ishte shndërruar në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në kërkim janë shpallur pronari i banesës i identifikuar si Kastriot Hasanaj, 51 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, i identifikuar si Hasan Spahiu, 28 vjeç.

” Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, një shtetas kishte përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “First” . Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e dyshuar, ku gjatë kontrollit u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim  e pronarit dhe bashkëpunëtorit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *