• |
ide | kryesore

Lubonja: Dëshpërimi të shohësh një opozitë që shtyhet në parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjuhës lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e ka konsideruar dëshpërues faktin se ka një opozitë që shtyhet në parlament nisur nga incidenti mes Berishës dhe Alibeajt.

Në një intervistë në News 24, Lubonja u shpreh se ky sherr i pafundmë për PD-në është shkatërrues duke treguar edhe arsyet se pse sipas tij Berisha është opozitar më i besueshëm.

“Opozita shtyhet në Parlament, deprimuese. Opozita duhet të jetë e fortë që t’i shërbejë vendit. Vendi ka nevojë emergjente për opozitë. Dy janë opsionet: Bashkimi në një parti ose të ndarë në 2 grupe se kush do ta bëjë një bashkim të tyre.

Ka një kontradiksion në vetvete. Tek e fundit shikoj që të dyja zgjidhjet do të ishin më të mira se kjo që po shohim. Ky sherr i pafundmë është masakrues për PD-në. Unë besoj që 6 marsi dha një lloj verdikti këtu që grupi i Bashës nuk do ta pranojë se shumica e demokratëve besojnë se opozita më e besueshme që është anti-Rama është në krahun e Berishës.

Yuri Kim tashmë e ka marrë nofkën e PR së PS-së se sa një ambasadore, të ndërhysh deri në punët e brendshme i forcon ata dhe i shton ata shqiptarë që nuk janë budallenj ta shohin Berishën si opozitar të besueshëm.

Nuk ka as optimizëm për një forcë të re?

Arsyeja është se edhe këta amerikanët që mbështesin Shoqërinë Civile, drejtësinë e pavarur nuk shohin ata që këtu është një regjim që nuk lë të mbijë bari, asnjë zë kundër. Rasti më i mundshëm është të bjerë ky sistem për shkak të ekonomisë ku njerëzit mos ketë të sigurte bukën e gojës për të nesërmen por për çfarë e do këtë rast. Për të sjellë disa horra të tjerë?” – tha Lubonja. /BW



4 Comments

  1. Edhe Hitleri, Ducja, Rama me vote kane ardhur ne pushtet o pusht relike i komunizmit. Ata qe votuan ne 6 mars Berishen eshte nje pakice regresive qe nuk te sjell kurre ne pushtet. Berisha nuk do jete kurre shumice, Lubonja si dhelper e vjeter e di mire por paguhet per te thene ate qe as vete se beson.

  2. Kemi dëshmi të dhënë nga vetë drejtuesi çek i CEZ- shpërndarje ku thotë se: Ismailaj u ofrua si një njeri i Metës dhe Berishës në këtë biznes. Kemi një vizitë të Metës dhe Ismailajt në Pragë në fundvitin 2010 ku u takuan në një takim pa protokoll me dy drejtuesit më të lartë të CEZ Group dhe pak ditë më pas kemi një vendim të ERE-s të datës 7 dhjetor 2010 i cili ul çmimin e shitjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i nga 2.03 lekë/kwh në 1.48 lekë, duke sjell një dëm jo me pak se 30 milionë euro në vit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *