• |
ide | kryesore

Navas paralajmëron PSG dhe Donnarumman: “Dua të luaj gjithnjë, nuk do të bëj një tjetër vit kështu”

-Instant, Sport



Pas gabimit të Donnarummas ndaj Marsejës (që sidoqoftë nuk kishte komprometuar rezultatin përfundimtar), dje Pochettino zgjodhi Keylor Navas mes shtyllave, në fitoren e lehtë 3-0 të Paris Saint-Germain ndaj Angers, gjë që i afroi parisienët edhe më shumë drejt titullit kampion në Ligue 1. Por në funksion të sezonit të ardhshëm gjërat duhet të ndryshojnë, ky është paralajmërimi i portierit nga Kosta Rika për dualizmin me portierin italian: “Nuk më shkon mendja të jetoj sërish një situatë si këtë vit”.

Navas konfirmon se ka një “marrëdhënie të mirë me Donnarumma”, por më pas shton “unë gjithmonë dua të luaj, të jem në fushë në të gjitha ndeshjet. Për të ardhmen duhet të marrim në konsideratë shumë gjëra”. Duke folur për Canal +, 35 vjeçari (kontrata i skadon në vitin 2024), shton: “Familja ime është e lumtur në Paris, unë vetë jam mirë këtu dhe e ndjen se më duan. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Ditët e fundit, l’Equipe kishte kthyer në qendër të vëmendjes edhe situatën e Donnarummas, një prej blerjeve të kërkuara nga Leonardo, i cili megjithatë mund të largohet në fund të sezonit pas dështimit në Champions League: do të ishin kështu në rrezik edhe operacionet e merkatos të kryera nga drejtori sportiv brazilian. Një rikthim në Milano duket i pamundur në Itali, me kuqezinjtë më shumë se të kënaqur me Maignan, ndërsa zërat për Juventusin dhe Interin mund të rikthehen. Për të mos përmendur ndonjë destinacion të huaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *