• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Rriten temperaturat por vranësirat mbeten prezente

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijojnë vranësira e shpeshta të jenë prezente në vend, duke bërë që Shqipëria të jetë në dominimin e motit të vranët. Sipas Meteoalb, parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Po ashtu pjesërisht Qendra pritet të ketë momente me pika shiu. Ndërsa zonat Jugore do të jenë me vranësira ku mundësit për shira të pakët do të jenë shumë të ulëta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C. Era do të fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *