• |
ide | kryesore

Përplasja në TV/ Kush e fitoi debatin Macron – Le Pen

-Instant, Arkiva, Kryesore, Planet



4 ditë përpara se Franca të votojë për presidentin e saj të ardhshëm, 2 kandidatët e mbetur në garë dolën ballë për ballë në debatin e tyre të vetëm televiziv. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka mbetur prapa Emmanuel Macron në sondazhet e fundit, por miliona votues janë ende të pavendosur.

Nuk kaloi shumë kohë që përplasja që zgjati gati 2 orë e gjysmë të merrte zjarr. Dy kandidatët u përballën me njëri-tjetrin për çështjet e kostos së jetesës, Rusinë, ndryshimet klimatike dhe emigracionin. Debati u transmetua në 2 rrjetet më të mëdha televizive si dhe kanalet e mëdha franceze të lajmeve.

Emmanuel Macron u pa gjerësisht si fituesi i debatit të vitit 2017, kur rivalja e tij u shfaq e tronditur dhe e papërgatitur. Por këtë herë, Marine Le Pen ishte gati që në fillim dhe shumë më e vendosur. Gjatë gjithë debatit, ishte Macron ai që u hodh në ofensivë, duke u shfaqur më shumë si një sfidues se sa një president, duke ndërprerë vazhdimisht rivalen e tij.

Kur filloi debati, Le Pen tha se 70% e popullit francez besonin se standardi i tyre i jetesës kishte rënë gjatë 5 viteve të fundit dhe se ajo do të ishte presidentja e paqes civile dhe vëllazërisë kombëtare. Por Macron tha se Franca kishte njohur një krizë të paprecedentë, fillimisht me Covid të ndjekur nga lufta në Evropë. Ai tha se e kishte drejtuar Francën përmes këtyre sfidave dhe synonte ta bënte Francën një vend më të fortë. 

Pas një fillimi relativisht të qetë, debati u kthye shpejt në një “luftë”.

Si u zhvillua debati

Debati i organizuar nga gazetarët e njohur televizivë Léa Salame dhe Gilles Bouleau përfshinte 8 tema kryesore, nga kostoja e jetesës deri te çështjet sociale dhe ndërkombëtare, por ishin çmimet e energjisë dhe kostot e tjera në rritje që dy kandidatët donin qartësisht të trajtonin që në fillim.

Kjo është një nga pikat e forta të Marine Le Pen dhe ajo tha që në fillim se ishte prioritet: “Unë do ul përgjithmonë TVSH-në për energjinë. Do të ul gjithashtu taksat, pa taksë mbi të ardhurat për moshat nën 30”. Ajo akuzoi Macron se ka bërë që nivelet e pensioneve të bien edhe në terma realë.

Në krahun tjetër Macron tha se zgjidhja e tij ishte vendosja e një kufiri mbi çmimet, i cili ishte “2 herë më efektiv se ulja e taksave”.

Pas një fillimi të qetë, të dy kandidatët u bënë më të zjarrtë pasi nuk ranë dakord si mund të ulen çmimet e energjisë. Macron vazhdimisht i sfidoi propozimet e kundërshtares së tij si të pazbatueshme. Ajo u përgjigj: “Dua t’u kthej francezëve paratë e tyre”.

Marine Le Pen

Marrëdhëniet ndërkombëtare

Lufta e Rusisë në Ukrainë ishte çështja e dytë e madhe e debatit. Emmanuel Macron tha se Rusia “po shkonte në një rrugë fatale” dhe roli i Francës dhe Evropës ishte t’i siguronin Ukrainës pajisje ushtarake dhe të pranonin refugjatët.

Le Pen, e cila është kritikuar për lidhjet e saj të ngushta me Kremlinin dhe për marrjen e një kredie bankare ruse për partinë e saj, paralajmëroi se dhënia e armëve Ukrainës mund t’a bëjë Francën një “bashkëluftëtare”. Megjithatë, ajo mbështeti politikën e kundërshtarit të saj për të mbështetur Ukrainën dhe për të pranuar refugjatët.

Në këtë pikë, Macron u hodh në sulm duke theksuar se ajo ishte një nga liderët e parë politikë në 2014 që njohu aneksimin e Krimesë nga Rusia.

“Ju flisni me bankierin tuaj, kur flisni me Rusinë” – tha ai.

Le Pen pranoi se kishte marrë para ruse pasi asnjë bankë franceze nuk do t’i jepte hua partisë së saj. Kur ajo argumentoi se iu desh të merrte para hua si miliona francezë, ai u kundërpërgjigj se francezët nuk kërkonin financa nga Rusia.

Bashkimi Evropian

Marine Le Pen e ka ndryshuar politikën e saj të largimit nga BE-ja duke kërkuar tashmë ndryshimin nga brenda të saj. Por Macron argumentoi se ideja e saj për një “Evropë të kombeve” do të thoshte fundi i BE-së dhe se “ajo po shet një gënjeshtër”.

Le Pen tha se në BE-në aktuale Franca po dështon të mbrojë interesat e saj dhe se do të ndalonte negociatat e marrëveshjeve tregtare që “dëmtojnë prodhuesit dhe fermerët francezë”.

Emmanuel Macron

Mosha e daljes në pension dhe pensionet

Më pas debati kaloi në një nga çështjet më të mëdha të zgjedhjeve. Emmanuel Macron ka thënë se Franca duhet të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 65 vjeç brenda 9 viteve ndërsa Le Pen këmbëgul ta mbajë atë në 62 vjeç.

Le Pen tha se rritja e moshës së pensionit në 65 vjeç ishte “absolutisht e patolerueshme”.

Makron u përgjigj duke thënë se ajo po premtonte se do të ishte më bujare me pensionistët, por nuk shpjegoi se si do të paguante për këtë. Ajo argumentoi se rekordi i tij ekonomik ishte shumë i varfër dhe e ironizoi me një pseudonim të vjetër si “Mozarti i financave”.

Ndryshimet klimatike

Energjia e rinovueshme ishtë një tjetër çështje ku dy kandidatët janë diametralisht të kundërt dhe u bë një nga pikat më të ndezura të debatit. E vetmja gjë për të cilën ata bien dakord është ndërtimi i sa më shumë stacioneve të energjisë bërthamore.

“Ju jeni skeptike ndaj klimës, kjo është shumë e qartë”, – i tha Macron rivales së tij. Kujtojmë se i vetmi kandidat presidencial i Gjelbërve u ka kërkuar votuesve të tij që të mbështesin presidentin aktual.

Le Pen pretendoi se importimi i mallrave nga mijëra milje larg ishte shkaktar për ndryshimin e klimës dhe se prodhimi në vend do të ndihmonte në trajtimin e ngrohjes globale.

Ai kundërshtoi se politika e saj për t’u mbështetur në energjinë bërthamore dhe për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile ishte “e paqëndrueshme” dhe burimet e rinovueshme duhej të ishin pjesë e planit.

“Turbinat me erë krijojnë vende pune”, – shtoi ai.

E ardhmja dixhitale

Teksa Emmanuel Macron foli për Francën si vendi më i madh i bizneseve të reja në Evropë, Marine Le Pen trajtoi problemet e njerëzve që jetojnë përtej qyteteve të mëdha, të cilët përbëjnë një pjesë të votuesve të saj kryesorë: “Është e vërtetë që njerëzit flasin për një Google evropian, por ka nga ata që na shikojnë dhe që ende nuk kanë mbulim me brez të gjerë ose internet.”

Ajo tha se sektori i teknologjisë kishte krijuar kryesisht vende pune me kosto të ulët dhe të pasigurt. “E vetmja rrugë drejt prosperitetit është industria, e cila është në rënie”, – shtoi ajo. Macron mohoi se ishte ky rasti.

Emigracioni dhe Islami

Marine Le Pen u hodh në sulm duke premtuar një referendum se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të largohet nga Franca dhe duke dënuar atë që ajo e quajti “emigracion anarkik dhe masiv” që është shkaktar i një ndjenjë pasigurie.

Më pas ajo foli për ndalimin e mbajtjes së hixhabit në publik, duke argumentuar se gratë duhet të çlirohen nga “presioni islamist”. Macron kundërshtoi ashpër, duke thënë se është e gabuar të përzihet islami me islamizmin dhe se politika e saj ishte e pazbatueshme dhe një tradhti ndaj vlerave franceze:

“Do të kishim policinë të vraponte në rrugë pas vajzave me hixhabe dhe djemve të veshur me kipa”. Sipas tij do të ishte intolerante që ajo po dëbonte miliona bashkatdhetarë nga hapësira publike për shkak të fesë së tyre.

Rëndësia e debatit

Përplasjet televizive midis 2 kandidatëve kryesorë kanë qenë një pikë kryesore e zgjedhjeve presidenciale franceze për gati 5 dekada. Debati i fundit tërhoqi 16.5 milionë shikues në mënyrë që të mund të luante një rol vendimtar me votuesit e pavendosur.

Duelet televizive kanë rezultuar më vendimtare kur qendrat e votimit janë afër. Në vitin 1974, konservatori Valéry Giscard d’Estaing arriti të mundë socialistin François Mitterrand pasi doli më mirë në debatin mes tyre. Mitterrand doli më mirë në revanshin e vitit 1981 dhe fitoi në balotazh.

Kjo është hera e parë që nga ajo kohë që të njëjtët kandidatë përballen në dy zgjedhje radhazi.

Debati i vitit 2017 ishte një katastrofë për Le Pen dhe ajo u mposht në balotazh, duke fituar vetëm një të tretën e votave.

Këtë herë gara është shumë më e ngushtë dhe një performancë e fortë e zonjës Le Pen mund të tërheqë një pjesë të madhe të votuesve të pavendosur. Lë Pen e ndërpreu fushatën e saj të hënën për t’u përqendruar te debati.

Latest opinion poll

Hendeku në sondazhet e opinionit është zgjeruar pak që nga votimi i raundit të parë në të cilin presidenti aktual fitoi 27.85% të votave dhe Le Pen doli e dyta me 23.15%. Por ato janë ende të luhatshme, duke sugjeruar se Macron do të sigurojë midis 53% dhe 57% të votave.

Marine Le Pen duhet të luftojë shumë më fort se në 2017 për të pasur një shans për fitore.

Çfarë përfaqësojnë kandidatët

Zgjedhja për votuesit është shumë më e qartë se 5 vjet më parë, kur Emmanuel Macron fitoi me shumë pak përvojë si politikan.

Politikat e tij të rrepta kundër Covid zemëruan shumë votues dhe ai është akuzuar se ka vepruar si “president për të pasurit”. Ai është më popullor në qytetet e mëdha, por ka siguruar mbështetjen e partive të tjera të majta dhe të djathta kryesore për pikëpamjen e tij liberale dhe globale pro-BE.

Ndërsa Marine Le Pen e ka zbutur retorikën e saj nacionaliste, anti-BE, por ajo ende planifikon të rishikojë marrëdhëniet e Francës me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Ajo është tradicionalisht më e popullarizuar në zonat rurale dhe më të varfra. ©Marrë nga BBC, Përgatiti LAPSI.al

Rise in far-right support



8 Comments

  1. sovranistet’ nga cepani dhe vicidoli , dy kusare dhe kriminele ordinere , megjithe te zezat qe i kane bere vendit , jetojne te pa trazuar ne gjirin e lalezit ! Keta muter , as kryetare koperativash , s’do ishin te zotet te benin ne vendet nga vine! Sa per ate adriatikun apo kafsharin e plepave , po e ‘vuan denimin’ duke bredhur Evropen me leket e korrupsionit

    1. Kari i rradhes se rilindasve , ketu po flitet per debatin e bere ne tv midis dy personave ne France qe aspirojne qe te drejtojne vendin. Te pakten ai koqja fuga , tju orientoje ku ti beni komentet e juaja idiote.

  2. Debati i Macron dhe Le Pen linte shume per te deshiruar, sepse asnjeri prej tyre nuk ka staturen e shkolles politike te Frances dhe disa prej Presidenteve te saj, duke humbur figuren e rendesishme qe luanin ne politiken boterore.

    Jo vetem ne France e Europe, por edhe ne Amerike, Britanine e Madhe, Kanada e gjetke, neo-liberalizmi nxorri ne skene politikane mediatike, por jo profesioniste me peshe e te mbeshtetur nga populli.

    Politika eshte bere teater absurd e marketing, ndaj bota perjeton amulli e pasiguri.

  3. Arriti puna që një kandidat për president e kërkuam në Golem. I doli emri dhe dikush tha, po ai ka ikur në Greqi. Pastaj u morë në telefon Fatos Beja që e njihte kandidatin dhe tha, në Greqi është por ka dhe shtëpi në Golem. U nis një makinë në Golem për të gjetur Presidentin e për t’i thënë a e pranon detyrë. Kur ai nuk u gjet në Golem, Saliu tha epo Fatosi na çorienton se është vetë latent. Kjo kulmoi me propozimin e Nard Ndokës për të bërë Ismail Kadarenë President dhe iu ngarkua atij të flasë me Kadarenë, pro ai nuk i hapi telefonin.

  4. Një tjetër episod u shënua mes deputetit Xhelal Mziu dhe Sali Berishës.

    Teksa Berisha shkruante në celular, Xhelal Mziu nuk e ka humbur mundësinë për të “spiunuar” ish-kryeministrin se çfarë po shkruan.

  5. Shoke dylbera mavi pine rregullisht ilacet se jeni renduar. Lexoni dhe komentoni artikullin se po ja fusni si kau peles po kaloni nga ndersimi artificial i lopeve ke amerikanet ne Vietnam s ke filmi “Kapedani”Le Pen do fitoje pasi Macron nuk ka cfare ti jape me Frances pervecse ta rrenoje me shume me politikat e globalizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *