• |
ide | kryesore

Skaneri/ Si po shndërrohet Tirana në një fjetore të dehumanizuar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
kullat e Tiranes



Një pjesë e hapësirës së gjelbër përreth Piramidës në kryeqytet është transformuar në një kantier ndërtimi për ngritjen e strukturave të reja në formë kubash prej betoni. Rivitalizmi i kësaj parcele, në zemër të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, do të përfundojë në tetor. Kur gjithçka të jetë gati, afro një e pesta e gjelbërimit do të jetë zhdukur.

Autor: Artan Rama | Citizens Channel

Pak metra më tej, kulla e re “Downtown One Tirana”, 140 metra e lartë, projekti i së cilës u miratua në 2018-n, ka rrëmbyer pjesën qendrore të parkut ikonik të Tiranës së viteve ’70, i ashtuquajturi “Lodrat e Elbasanit”. Të dyzet katet që do të ngrihen mbi një sipërfaqe prej 8 ha do ta shndërrojnë këtë hapësirë, historikisht të qetë, në një territor me densitet të lartë urban. Një tjetër hapësirë me përmasa të ngjashme, e njohur si ish Parku i Autobuzëve, një nga më të mëdhatë që kishte mbetur e gjelbër, u shkëmbye në vitin 2017 me një leje ndërtimi e cila mundësoi aty ngritjen e një kompleksi pallatesh shumëkatëshe. Më herët, në 2015-n, një shumëkatësh i ri, me fasadë tërheqëse, rrëmbeu disa hektarë gjelbërim në krahun verilindor të Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Në vazhdim, të tjera sipërfaqe të gjelbra të këtij parkut po shndërrohen në troje ndërtimi për ngritjen e disa qindra apartamenteve të reja.

Në dhjetë vitet e fundit, energji dhe përpjekje të veçanta po ushqejnë objektivin për ta shndërruar Tiranën në një qendër të fuqishme ekonomike dhe financiare për të gjithë Shqipërinë. Autoritetet po ndjekin disa rrugë për arritjen e këtij objektivi. Arkitektura e re është një përpjekje e dukshme, e cila reflekton pikërisht këtë ambicie. Por ngritja e ndërtesave po realizohet përmes një aksioni të dhimbshëm urbanistik që mbështetet kryesisht, në shkatërrimin, apo në tjetërsimin e hapësirave, veçanërisht të gjelbra, për të cilat ky qytet krenohej dikur.

Kulla Downtown One Tirana, 140 m e lartë, aty ku më parë ndodheshin Lodrat e Elbasanit | Foto: Artan Rama | Citizens Channel

Në vitin 2021, “Instituti për Zhvillimin e Habitatit” (Co-Plan), një prej organizatave më të mëdha në rajon, me qendër në Tiranë, publikoi monitorimin “Mushkëri të gjelbra”, që vinte në dukje kushtet mjedisore në të cilat jetonin kryeqytetasit. Studimi ishte rezultat i vëzhgimit urban i cili kombinoi përpilimin e një produkti hartografik, të furnizuar me të dhëna nga terreni, duke i krahasuar më pas me imazhet historike satelitore në platformën “Google Earth”. Ai konkludoi se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2.

“Në vitet e fundit Tirana po regjistron nivelin më të lartë të korracimit, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor”, – shprehet Rodion Gjoka, Kreu i Departamentit Mjedisor pranë Co-Plan. “Vlerësohet se 87% e qytetit të jetë e korracuar, – pa aftësi përthithëse për ujërat e shiut që infiltrojnë nëntokë”, vijon më tej ai.

Vitin e shkuar (2021) në Tiranë, autoritetet miratuan një sipërfaqe ndërtimi për ndërtesa të reja 8 herë më e madhe, krahasuar me sipërfaqen e miratuar në vitin 2016: vitin e fundit përpara miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor (TR 030). Në tre vitet e fundit, sipërfaqja e miratuar në Tiranë arriti në 4.2 milionë m2. Ende nuk është e qartë se në ç’raport mes tyre do të jenë sipërfaqet e betonizuara me ato natyrore pas realizimit të ndërtimeve.

“Problemi fillon tek legjislacioni”, – shprehet urbanistja Doriana Musai, një kërkuese shkencore e re, e cila po dokumenton efektet zhvillimore të Planit të Përgjithshëm Vendor TR 030. “Sepse termi sipërfaqe e gjelbër nuk ekziston në legjislacionin planifikues. Plani i Përgjithshëm Vendor (PPV) ka përcaktuar vetëm hapësira publike, duke nënkuptuar përfshirjen brenda saj edhe të sipërfaqes së gjelbër, por legjislacioni nuk specifikon përmasat fizike të këtij gjelbërimi, apo mënyrën sesi do të krijohet ai. Kjo paqartësi, shpesh kjo përplasje, mes hapësirës dhe gjelbërimit, krijon mbivendosje të njërës ndaj tjetrës, si dhe nxit mundësinë për spekulime në praktikë. PPV-ja njeh vetëm përqindjen e hapësirës publike që duhet respektuar në një zonë ndërtimi, por nuk specifikon raportin mes elementëve përbërës brenda saj, si psh., trotuaret, kalimet e makinave, shtigjet e kalimtarëve, parqet etj., madje as madhësinë fizike të parqeve brenda kësaj hapësire”.

Projektet/ Si po e shpërfytyrojnë kullat milionëshe qendrën e Tiranës

Doriana thotë se për shkak se dizenjimi i hapësirës i lihet në dorë arkitektit të kontraktuar nga investitori dhe se, kur në kushtet e mungesës së standardeve të projektimit, manualeve dhe rregulloreve të miratuara në lidhje me sipërfaqen boshe të hapësirës publike, si psh., madhësinë fizike të sipërfaqes së gjelbër, llojin e kurorave të gjelbëra që duhet të mbillen, moshën e pemës etj., shpesh kjo hapësirë përfundon e betonizuar dhe shfrytëzimi i saj i lihet tregut të bareve dhe të restoranteve, apo bizneseve të kateve përdhe, pothuajse në mungesë absolute të tokës së mbjellë me bar apo me lule.

Kur në vitin 2018, Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” (BERZH) miratoi Planin e Veprimit Qyteti i Gjelbër (PVQGj), një dokument i cili, krahas detyrimit ligjor, kishte peshën e një premtimi, Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, deklaroi se “Tirana është në prag të një revolucioni të gjelbër”. Ai premtoi ngritjen e Pyllit Metropolitan që parashikonte mbjelljen e dy milionë pemëve, që do t’i garantonin Tiranës “mushkëritë e saj të gjelbra”. Plani parashikonte krijimin e xhepave dhe të korridoreve të gjelbra, ndërtimin dhe rinovimin e hapësirave publike dhe vendosi si objektiv mbjelljen vjetore të 200,000 rrënjëve të reja deri në 2030. Por sot, katër vjet pas këtij premtimi, vizioni i gjelbër, ose ai që konsiderohet si Objektivi Strategjik Nr. 2 i Planit të Veprimit (SO 2A) ka mbetur ende i bardhë në letër. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) që administron hapësirat e gjelbra nuk ka arritur të mbjellë as 60 mijë pemët e para. Parashikimet për mbjelljen e një totali prej 900 mijë fidanësh të rinj, deri në fund të 2023, janë të zymta dhe praktikisht, të pamundura. Agjencia po përballet me mungesën e tokës publike, e nevojshme për vendosjen e dy milionë fidanëve të rinj. Mungesa e tokës po pengon bashkinë për të ngritur një fidanishte komplekse, e domosdoshme për të prodhuar fidanët që duhet të furnizojnë Pyllin Metropolitan.

“Hedhja apo vendosja, përkatësisht e dy milionë farave apo fidanëve, qoftë edhe në një afat të shkurtër, nuk mund të konsiderohet si mbjellje pemësh, pasi suksesi i zënies ka një probabilitet i cili varet nga disa faktorë”, thotë z. Gjoka nga Co-Plan. “Nga ana tjetër, që një pemë e rritur të ofrojë shërbimet e saj (thithja e ndotjes, çlirimi i oksigjenit, hijezimi etj.), do të duhen rreth njëzet apo tridhjetë vjet”.

Gjatë pesëvjeçarit të shkuar, Shqipëria pësoi rënie të numrit të popullsisë. Pothuajse me të njëjtën shifër (rreth 50,000 persona) popullsia në Tiranë u rrit. Mbështetur në projeksionet e Kombeve të Bashkuara (UN) mbi dinamikat e popullsisë në zonat urbane, gjatë pesë viteve (2020-2025) Tirana do të jetë qyteti me rritjen më të shpejtë ndër kryeqytetet evropiane. Por në tre vitet e fundit, në Tiranë nuk është ndërtuar asnjë lulishte apo park i ri urban. Sipas informacionit të ofruar prej Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit bëhet fjalë për ndërtimin dhe rehabilitimin e disa dhjetëra shesheve, të ashtuquajtura rekreative, por që nga dizajini janë larg së konsideruari hapësira të gjelbra, apo parqe pushimi me sipërfaqe gjelbëruese. Të ashtuquajturat hapësira rekreative në Tiranë, nuk janë veçse grumbuj lodrash mbi zhavorr, si dhe një numër i pakët fushash sporti me bar plastik të cilat po zëvendësojnë sipërfaqet e bollshme të gjelbra të dikurshme.

“Dëmi që shkakton në shëndetin e fëmijëve, loja me top, apo vrapimi në këto hapësira artificiale, në krahasim me aktivitetet në një terren natyror me bar, është i jashtëzakonshëm”, – thotë pedagogu i arkitekturës dhe arkitekti restaurator Kreshnik Merxhani. “Në të ardhmen këta fëmijë rrezikojnë të kenë një paraqitje fizike më të dobët, krahasuar me fëmijët që rriten në një terren natyror të gjelbër”.

Nëse depërtojmë në brendësi të shesheve, gjendja fizike e tyre është e mjeruar dhe shpesh mobilimi nuk jep siguri për frekuentuesit. Përdorimi i materialeve te ngurta: zhavorri, betoni, bari plastik, apo rrjetat metalike mund të krijojnë rezistencë dhe qëndrueshmëri më të madhe, por nga ana tjetër, përpos rrezikut për dëmtime apo trauma, ato zbehin dëshirën e njerëzve për t’i frekuentuar.

“Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, autoritetet përpiqen që t’i zgjidhin gjërat shpejt”, – shprehet arkitekti Merxhani. “Por me një organizim më të qëndrueshëm, jo vetëm cilësia e shërbimit, por edhe kostot e mirëmbajtjes së këtyre hapësirave të gjelbra do të ishin më ekonomike, krahasuar me hapësirat e betonizuara”.

Vetëm dy stola dhe pak metra katrorë sipërfaqe rekreative reklamohet si park, në rrugën Don Bosko, një nga zonat me urbanizim të shpejtë në Tiranë | Foto: Artan Rama | Citizens Channel

Në fakt, tre vjet pas miratimit të Planit të Veprimit për një Qytet të Gjelbër (2018), urbanizimi i Tiranës po ndjek një ritëm të pakrahasueshëm. Ky përshpejtim alarmant po e zhvendos shqetësimin mbi cilësinë fizike të hapësirave në të tjera pasoja më të rënda: shëndetin e qytetarëve, veçanërisht atë mendor.

“Tirana po shndërrohet në një fjetore të dehumanizuar, ku pallatet-përbindësha, dendësia dhe vendndodhja e tyre e palogjikshme i bën lagjet e pajetueshme”, – thotë urbanistja Eltjana Shkreli. “Banori i Tiranës nxiton t’i bashkohet një turme, gjithnjë në rritje, që mbush rrugët, gjithnjë e më të pamjaftueshme për makinat, të cilat edhe kur fiken, zaptojnë hapësirat e vogla të mbetura mes pallateve. Mendja e tij bëhet gjithnjë e më e ngjeshur nga presioni që shkakton mungesa e hapësirës, e gjelbërimit dhe ndotja e ajrit”.

Të dhënat e ofruara nga Drejtoria e Taksave pranë bashkisë, tregojnë se në tre vitet e fundit (2019; 2020; 2021), të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë (TNI) kanë kërcyer, veçanërisht pas vitit 2018-s. Gjatë një vlerësimi mbi kapacitetin dhe performancën financiare të bashkive, “Co Plan” konkludoi se vlera e TNI prej ndërtimeve të reja është rritur me ritme të përshpejtuara, duke u shndërruar në një burim të qenësishëm të ardhurash për Bashkinë e Tiranës. Të ardhurat, vlerat e të cilave, deri në qershorin e shkuar (2019-qershor 2021) arrinin shumën e 133 milionë eurove u korrespondonin një sipërfaqeje ndërtimi prej 400 ha, më e madhja e miratuar në një periudhe kaq të shkurtër, qysh prej caktimit të Tiranës kryeqytet.

Nëse do të krahasojmë të dhënat nga Zyra e Urbanistikës së Bashkisë Tiranë me të dhënat e ofruara nga APR-ja, në tre vjet, norma mes sipërfaqes së miratuar për ndërtim me hapësirën publike të trajtuar (jo domosdoshmërisht të gjelbër) rezulton dramatikisht e skajshme: për çdo 100 ha të miratuara për ndërtime të reja, është ngritur vetëm 1 ha shesh rekreativ.

Hapësirat natyrore në dispozicion të fëmijëve po zëvendësohen me materiale inorganike ndërtimore | Foto: Artan Rama | Citizens Channel

Në 2020, “Tirana Parking”, një agjenci pranë Bashkisë që administron shërbimin e parkimit me pagesë në kryeqytet, shpërndau 15,784 pulla rezidenciale të reja. Kushdo që mund të pajisej me një të tillë fitonte të drejtën për të parkuar, falas, makinën e tij private pranë vendit të banimit. Ndonëse një përpjekje për të organizuar dhe për të disiplinuar lëvizjen kaotike, ky shërbim legjitimoi shndërrimin e hapësirave mes pallateve në sheshe parkimi.

Referuar numrit të pullave të reja të lëshuara nga “Tirana Parking”, në 2020-n u zunë nga makinat, rreth 95,000 m2 sipërfaqe publike të tjera, të cilat përfshinin të katër zonat e administrimit (ZAP 1, 2, 3, 4.) pa llogaritur zonat tarifore (A, B, C.) që kanë të bëjnë vetëm më hapësirat anësore përgjatë rrugëve publike. Sipas standardeve të zyrtarizuara, ku për parkimin e një makine nevojitet një sipërfaqe prej 6m2, në 2020 rezultoi se hapësira shtesë në dispozicion të banorëve për parkim ishte 7 herë më e madhe sesa hapësira e shesheve rekreative të ngritura nga APR-ja në të njëjtin vit (2020). Në këtë vlerësim nuk përfshihen hapësirat që kanë zaptuar dhjetëra e dhjetëra biznese parkimesh private të tjera, të ngritura mes shesheve të pallateve. Autoriteti vendor nuk ka ende një informacion mbi sipërfaqen totale që përdorin bizneset e parkimeve private. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave të Bashkisë Tiranë, këto biznese paguajnë të njëjtat detyrime fiskale, pavarësisht përmasave të hapësirës që ato shfrytëzojnë.

Hapësirat mes pallateve po shndërrohen në parkime për rezidentë | Foto: Artan Rama | Citizens Channel

Një sipërfaqe gjithnjë e më e madhe midis hapësirave të pallateve, apo nëpër sheshe, po shërben si hapësirë parkimi. Vetë “Tirana Parking”, përmes një rrjeti impiantesh të parkimit publik, mbi tokë dhe nëntokë, po siguron të ardhura të konsiderueshme, të cilat së bashku me të ardhurat e siguruara nga zënia e hapësirave të tjera publike, në tre vitet e fundit (pas miratimit të PVQGj-s, 2018) janë shndërruar në burim të rëndësishëm për buxhetin vendor. Por gjatë këtyre tri viteve Bashkia e Tiranës nuk ka blerë as 1 m2 truall nga pronarët e tokës për t’i shndërruar në sipërfaqe të gjelbra në interes të qytetarëve. Nuk ekziston ende ndonjë marrëveshje, mes bashkisë dhe pronarëve të shesheve private ndërmjet pallateve, për të përdorur hapësirat në pronësi private për ngritjen e një serie parqesh të gjelbra, ndonëse marrëveshje të tilla janë parashikuar në Planin e Veprimit për një Qytet të Gjelbër (PVQGj). Një tjetër masë që rekomandohet në PVQGj, lidhet me lejimin për shtimin e intensitetit të ndërtimit mbi regjimin e përcaktuar, me kusht që zhvilluesi t’i dhurojë autoriteteve vendore një pjesë të sipërfaqes së shtuar në funksion të zgjerimit të hapësirës publike në zonën e ndërtimit.

“Ky koncept, i njohur si intensiteti i zhvillimit me kusht është një marrëveshje kushtore, mes autoriteteve vendore dhe zhvilluesit,”, – thotë znj. Musai. “Por deri tani, ky instrument planifikimi është keqpërdorur prej autoriteteve, pasi në praktikë ai ka shtuar numrin e kateve mbi planin e përgjithshëm të miratuar, por nuk ka dhënë asnjë metër katror më shumë hapësirë, veçanërisht të gjelbër”, – përfundon ajo.

Të ardhurat e Bashkisë së Tiranës nga burimet e saj janë dyfishuar në pesë vitet e fundit. Kjo përbën një vlerë disa herë më të lartë se mesatarja kombëtare. Por kjo begati po shpërfill detyrimet që burojnë nga “Plani i Veprimit për një Qytet të Gjelbër”. Ngushtimi i hapësirave shkakton mbipopullimin dhe mbi shfrytëzimin e tyre, i cili, i kombinuar me kufizimet buxhetore në drejtim të sipërfaqeve të gjelbra sjell degradimin e tyre dhe ndikon në rënien e cilësisë së jetës dhe qëndrueshmërinë e qytetit.

“Prej 2014-s mungojnë të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)”, – thotë Rodion Gjoka nga Co-Plan. “Nuk mund të dimë me saktësi nivelin e stresit; gjendjen higjeno-sanitare të qytetit etj. Në mungesë të hapësirave të gjelbra, Tirana po vuan frymëmarrjen e saj natyrale, ku akset e rrugëve mbeten të vetmet korridore frymëmarrje. Nga ana tjetër kjo mungesë e së gjelbrës shton ndotjen dhe zhurmën, por akoma më shumë, ajo nxit ndarjen mes njeriut dhe natyrës dhe për të tjerë, rrit kostot e jetesës, gjatë përpjekjes për të aksesuar habitate natyrore në distanca më të largëta”. – përfundon ai.

Në tridhjetë vjet në Shqipërinë post-totalitare nuk është ndërtuar asnjë park për qëllime pushimi dhe shëtitje me sipërfaqe të gjelbëruar, përveç se është administruar çka ka ekzistuar më parë. Në një qytet, i cili do të tejkalojë së shpejti milionëshin, mjedisi urban po zgjerohet në kurriz të mjedisit natyror. Hendeku mes natyrës dhe urbanizimit po thellohet. Ndërsa Tirana ngjeshet, “revolucioni i gjelbër” nuk ka filluar ende aksionin…

“Arkitektura e re në Tiranë nuk ka hapësirë, nuk ka frymëmarrje”, – thotë Z. Merxhani. Jo vetëm që është eliminuar koncepti i hapësirës së gjelbër, por po eliminohet edhe hapësira për të perceptuar objektet…

Përpjekja e autoriteteve për të nxitur një zhvillim të shpejtë, duke propaganduar virtualisht, nën maskën e një kurore të gjelbër imagjinare Tiranën, vazhdon të tërheqë rezidentë të rinj. Por ne nuk dimë se çfarë do të bëjnë ata dhe pasardhësit e tyre të afërt, jo shumë larg prej këtej, kur të kuptojnë se po jetojnë në një qytet të bardhë betoni…/ Ina.Media



33 Comments

  1. Kemi dy kara:njeri qe ben tekstin dje i dyti qe e boton.
    I pari kar ose manall kujton se populli punon ne bashki,asnje nuk ka guximin ta lexoje kete manall tirone.Gjumsa osht ne bar dhe kyna na ca sumen .
    I dyti kar eshte botuesi i Lapsit sepse nuk ka se me cfare ta mbushi kete zbrazetire etike dhe prolfesionale.

    1. Ty te jane qire trute o i gjire dhe te ja hyre hari ne tru. Po mos ki merak se kanceri qe vjen nga ndotja bloza do te gelltise dhe ty o shterpe gjallese.
      Ju lumte pena Lapsi dhe per kurajon qe keni per te denoncuar kte mizori qe e shkaterroi perfundimisht Tiranen .

  2. Ky po qe eshte per tu lexuar, memorizuar dhe reflektuar. Ky vezhgim dhe analize e masakres urbane qe po i behet Tiranes duhet vleresuar dhe inkurajuar drejt reagimit qytetar per te shpetuar ate cfare ke ngelur.

    1. Je sh vone per te shpetuar ndonje gje ne Tirane. E shumta, shpetoni qytetet dytesore (durres, vlore, korce, shkoder etj) se shpejti do juvije radha atyre kur Tirana te perfundoje se shndrruari ne hapesire PSIKOPATIKE si mendja e projektuesit te saj, perversit Edvin Rama.
      Ky sic e dini ka per nisme me te fundit Prishjen e pallateve 3-5 kateshe te para 90s me preteksin qe shembi edhe Teatrin Kombetar, ju kujtohet … Me nxjerrjen jashte standarteve pallatet 50vjecare me tulla (kur Amerika ende mban ne kembe godina 3-4 kateshe nje shekullore druri ) nuk do debatohet me per “hapesire te gjelber” por per Hapesire Verikale te lire, pasi eshre ajo qe Edvin Rama ka nxjerre ne ankand para Bizneseve te Ndertimit (apo gjithkujt tjeter qe s’merret me vesh cili eshte i huaj, ballkanas a rus a turk a ndonje rrugac pervers suedez a danez sivella i Edvin Kurves)

  3. Ja qine nenen Tiranes keta kelyshet e kurvave mavi! Keta plehrat e sorrosit, keta pedet e Ripjedhjes! Kane bere nje gunge ne mes te qendres, dhe delet e Arnautistanit vertiten sa andej kendej!

    Popull muzhik, mos harroni ti jepni mandatin e 5-te ketij psikopatit!

    1. ju rrotat e karit qe i ndani qytetaret e Tiranes ne mavi, blu, te verdhe e te kuq jeni me fisqiret e ketij vendi. Meqe e do kshu, si ka mundesi qe per kullet e Kastratit tek Lodrat, kullet e Gecit tek 15 katshi, mega kullat e Gener 2 tek diga e liqeni nuk i eshte degjuar zeri nje here te vetme atij robqirit qe keni per lider. Jo per gje po ca te flasi se shumicen e ligjeve qe iu ka hap rrugen ndertimin ketyre mostrave i ka hartiar po ai robqir. Kshu idiot, qe ta kuptosh nje here e mire, kur vjen puna per biznes e per te bere lek keta behen te gjith bashke e po te gjith bashke financohen nga Kastratat, Gecat, Gener 2-shat, Manet, Salillarat etj etj. Ne fund ngel ti si kaqol naiv duke komentu tek Lapsi nderkohe ata numerojne leket.

      1. Ti flet si ajo beratsja. Te na qihet nena po mos u zini.
        Mos na flit per nostaligjine tende, se ke harru detaje shume te rendesishme. Asnjeanes por qe anoni pak nga e majta ( por meqe eshre ne mazhorance keni shku aq larg ne lluks saqe e shisni per asnjeanllëk, eshte llastim nga mpirja kaptines )…jane detaje per te cilat keni punesuar gjithe parazitet te lexojne komentet. Hahaha jasha fondet ku po shkojne. Jasha sorosi dhe angazhimi i tij per domenthenien e vendimeve. Ju te majtet jeni komplet kara

      2. Ça po thu o vllai i karit ? Bene si i zgjuar duker thene qe rakia e rrushit behet nga rrushi . Pse nuk e dime ne qe kur behet fjale oper leke aty behen miq macja me miun dhe ujku me leopurin . Por relativizimi qe ti i bene eshte ansurde . Kjo eshte metode e ridhjersave , kur akuzohen per vjedhje nuk thone se nuk kane pune por te akuzojne per nje vjedhje tjeter .

  4. Jemi popull kot me sa duket. Jo sikur jemi ne europe por ne xhungel betoni. Po cfare mund te presesh nga femijet e atyre qe bunkerizuan shqiperine. Rilindja eshte kulmimi i ketyre 30 viteve barbarizem, keta jane hajdutet me te medhenj te tranzicionit. Dy rruge kane ngelur per popullin shqiptar osi ti shkuli nga rrenjet sa nuk eshte vone ose te presi te mbushen 45 vite per te perseritur 1991 dhe ti djegin serish te gjitha dhe te fillojme serish nga e para me ne krye nipat e PPSH . Ne nuk mesojme vetem perserisim gabimet

  5. Jemi popull kot me sa duket. Jo sikur jemi ne europe por ne xhungel betoni. Po cfare mund te presesh nga femijet e atyre qe bunkerizuan shqiperine. Rilindja eshte kulmimi i ketyre 30 viteve barbarizem, keta jane hajdutet me te medhenj te tranzicionit. Dy rruge kane ngelur per popullin shqiptar osi ti shkuli nga rrenjet sa nuk eshte vone ose te presi te mbushen 45 vite per te perseritur 1991 dhe ti djegin serish te gjitha dhe te fillojme serish nga e para me ne krye nipat e PPSH . Ne nuk mesojme vetem perserisim gabimet

  6. Jemi popull kot me sa duket. Jo sikur jemi ne europe por ne xhungel betoni. Po cfare mund te presesh nga femijet e atyre qe bunkerizuan shqiperine. Rilindja eshte kulmimi i ketyre 30 viteve barbarizem, keta jane hajdutet me te medhenj te tranzicionit. Dy rruge kane ngelur per popullin shqiptar osi ti shkuli nga rrenjet sa nuk eshte vone ose te presi te mbushen 45 vite per te perseritur 1991 dhe ti djegin serish te gjitha dhe te fillojme serish nga e para me ne krye nipat e PPSH . Ne nuk mesojme vetem perserisim gabimet

  7. Duhet bere dhe nje djeges per keta palaco qe shkaterruan qytetin. Shembulli me i mire eshte tek rruga e Kosovareve qe tregon se si mund te degjenerosh nje qytet.

  8. Dje shetita ne Tirane pas disa vitesh larg; ndjesia e pluhurit ne qiellze nuk m’u nda asnje cast, ketu pallate te larta e luksoze, disa metra me tutje plehra dhe ndertesa te vjetra e barake— duke hyre nga Elbasani ne Tirane duket qarte masakra mjedisore qe i kane shkaktuar qytetit tim te dashur, pirgje ndertesash prej betoni sup me sup e dhembe per dhembe qe te kujtojne Bejrutin a Sirine, me vjen shume keq qe gjerat rrodhen keshtu dhe qe babezia e grykesia e hajduteve ne shtet e ne “privat = paraja e piste” e katandisen kete vend te bekuar ne nje Sicili periferike. Kam nostalgji per femijerine ne Tirane, me parqe e gjelberim, rruga Myslym Shyri dikur binte ere bliresh e pranvera ishte nje mrekulli e vertete, trishtim

    1. Kemi dëshmi të dhënë nga vetë drejtuesi çek i CEZ- shpërndarje ku thotë se: Ismailaj u ofrua si një njeri i Metës dhe Berishës në këtë biznes. Kemi një vizitë të Metës dhe Ismailajt në Pragë në fundvitin 2010 ku u takuan në një takim pa protokoll me dy drejtuesit më të lartë të CEZ Group dhe pak ditë më pas kemi një vendim të ERE-s të datës 7 dhjetor 2010 i cili ul çmimin e shitjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i nga 2.03 lekë/kwh në 1.48 lekë, duke sjell një dëm jo me pak se 30 milionë euro në vit

    2. @Lila, mos bej krahasime me qytete qe nuk i njeh, Bejrutin thote copa arit.. ate qe njihet si Parisi lindjes mesme e krahason me mostruzoitetin qe ka bere lali plehu me gjithe plerat para tij

      1. Nuk ka ndonjë identikit të njeriut më të kërkuar për momentin në Shqipëri, por kemi disa modele se si nuk duhet të jetë. Mjafton të mos jetë minues i demokracisë dhe hajdut si Sali Berisha, anormal si ilir Meta, apo të mos jetë qesharak si Bujar Nishani.

    3. Ju borgjezet e arteve bete Revolucionin e Pordhave 32vjet me pare. Tani qe e bete mutin kapul, leshoni fende me “me vjen keq qe rrodhi keshtu”.

    1. O Llumi i Mutit Bastard,
      hera e pare qe me pelqen komenti yt. Me ne fund ke pranuar nje te vertete se ku je ngjizur dhe ndjen kenaqesite te jetosh.

  9. Si parku Credins ne Don Bosko do behen te gjithe parqet ne Tirane
    Po te shkoshj jashte do shikosh parqe qe nuk kane te mbaruar

      1. Faleminderit Artan Rama!

        Me shume se nje shkrim gazete, ky eshte nje dokument shume serioz qe ekspozon qarte shkaterrimin ambiental te kryeqytetit ne kembim te cimentimit te pushtetit te atyre qe shkaterrimin e dirigjojne dhe e pajisin me lejet e duhura.

        Skema funksionon shume mire, njesoj si per piramidad financiare, rregjimet pushtuese dhe kleptokracite: Te grabisin sa me shume pasuri TANI, me ane te ciles blindojne pushtetin, i cili ju siguron vijimsine dhe rritjen e pasurise, qellimisht duke lene pas toke te djegur, gje qe per funksionimin e pushtuesit eshte pasoje dhe avantazh njekohesisht.
        (Per thjeshtesi termash dhe per cilesite e tij, konsorciumin korruptiv pushtet-biznes oligarkik, me poshte do ta quaj “Pushtuesi”)

        Shembull: Shtrati i lumit Fan-Mat gjate kety vitet e fundit eshte shfrytezuar per inerte me perfitime qindra milion € ne menyre shkatrrimtare duke mjeruar mjedisin dhe tokat e fshatrave te lugines si dhe duke demtuar ne menyre te pa kthyeshme kryevepren inxhinierike te vendit -Uren e Zogut. Pasi eshte shkaterruar 30 km lugine, Pushtuesi del si shpetimtar duke perfituar miliona € te tjera per ndetimin e bankinave mbrojtese- nje tjeter katastrofe mjedisore, si dhe disa milion € shtese per te riparuar demet e shaktuara Ures, ne qofte e mundur.

        Rezultati: Nje vlere shume e madhe mjedisore dhe historike u konvertua dyfish ne pasuri financiare ne xhepat e Pushtuesit.

        I njejti mekanizem funksionon ne menyre perfekte ne Tirane: *shnderrimi i sheshit Skenderbej ne oborr privat per 4-5 kulla, *ndertimi i hotelit privat gjigand bashke me nje stadiumth ne sheshin publik Nene Tereza, *zevendesimi i pistes se grabitur te stadiumit me pisten shpyllezuese brenda parkut te liqenit, *ndertimet gjigande brenda parkut tek ish-Garda e Republikes dhe mbrapa hotel Sheratonit- krime me arkitekture hi-tech.
        Dhe per te na e perplasur dhunshem ne fytyre, imazhet e lejeve te pallateve gjgjande paraqiten si parajsa te harlisura nga pemet neper ballkone, qe sipas llogaritjeve te thjeshta do te kerkonin dyfishimin e konsumit te ujit,…. i cili aktualisht mungon edhe per tu pire.

        Si ne shembullin e pare, shkaterrimi sjell ne xhepat e Pushtuesit shuma marramendese, nje pjese e cilave shpenzohen per te prodhuar propaganden e cila na e shet kete shkaterrim si zhvillim……. dhe cikli vazhdon e vazhdon!

        Deri kur? Pafundesisht!
        Te liget triumfojne gjithmone, mjafton qe njerezit e mire te mos bejne asgje per ti ndaluar.

        ***Per ty qe nuk kupton asgje nga keto dhe per ty patronazhist i paguar qe do te komentosh duke derdhur nje lum sharjes banale: Nderkohe qe ti shkruan, jane duke vjedhur jeten e sternipave te tu ende te palindur, pasi me ty kane kryer pune me kohe!

  10. SHBA dhe BE po qëndrojnë ende roje vigjilentë të një reforme e cila ka problemet e saj të mëdha, jo për shkak të tyre, por për shkak të ndikimit ende të madh që kanë Sali Berisha dhe Ilir Meta mbi sistemin. Dhe për këtë ka boll prova, përfshi dhe vendimin skandaloz të rregjistrimit të akteve të një mitingu si Kuvend partie, i cili nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.

  11. Në çdo derë që po troket e gjen të mbyllur. Dhe më keq akoma. Po merr paralajmërime që e vetmja gjë që ata presin si lajm nga Sali Berisha, është lajmi se ai “më në fund pagoi” për minimin e demokracisë dhe përfshirjen në korrupsionin domethënës familjarisht.

  12. O patronazhiste!
    E qartë që paguheni vetëm për të sharë Berishën, por a nuk mendoni se Tirana po bëhet e pa banueshme nga ndertimet pushtuese?
    A nuk keni asnjë koment për këtë?

    Nderkohe qe ti shkruan, jane duke vjedhur jeten e sternipave te tu ende te palindur, pasi me ty kane kryer pune me kohe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *