Johnny Depp ka zbuluar së fundmi në gjykatë detaje rreth dasmës së tij me Amber Heard.
Depp dhe Heard u martuan në shkurt 2015 në një festë intime në ishullin e tij privat në Bahamas. Ndërsa ishte në gjykatë në Fairfax, Virxhinia, Depp kujtoi se vajza e tij dhe Vanesa Paradis, aktorja Lily-Rose Depp, nuk mori pjesë në ceremoni.
“Vajza ime Lily-Rose nuk erdhi në dasmë. Ajo dhe zonja Heard nuk kishin marrëdhënie të mira ,” tha ai.
Aktori tregoi gjithashtu në sallën e gjyqit se Heard dhe “banda” e saj e miqve morën rogë gjatë dasmës së tyre” dhe se kishte një orar për festimet e ditës që thoshte: “Darka, vallëzim dhe drogë. ”
Më pas,Johnny rrëfeu se ata nuk kishin nënshkruar një kontratë paramartesore dhe se një diskutim i mëvonshëm i një pasmartese shkaktoi grindjemes tyre.
Në fillim të dëshmisë së tij aktori i “Pirates of the Caribbean” deklaroi se po padit aktoren për shpifje sepse “qëllimi i tij është e vërteta” dhe se shpreson të “pastrojë dosjen” e akuzave të bëra kundër tij. Ai zbuloi se arsyeja “e komplikuar” që ai qëndroi në martesën e tij me Amber, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre ishte “sepse babai im qëndroi në martesën e tij abuzive… Dhe unë nuk doja të dështoja. Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte. Mendova se ndoshta mund ta ndihmoja. Mendova se mund ta afroja. Sepse Amber Heard nuk ishte më i njëjti person që kisha njohur. Nuk ishte më e dashura ime, ishte bërë kundërshtarja ime”.
Depp po padit Amber për shpifje në lidhje me një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post për mbijetimin e dhunës në familje, megjithëse ajo nuk e përmendi kurrë atë me emër në artikull.
Heard nuk ka marrë ende qëndrim në këtë çështje gjyqësore. Gjatë deklaratave hapëse javën e kaluar, avokati i saj Ben Rottenborn tha se provat do të tregojnë se ajo ka vuajtur abuzim në familje nga Depp që “mori shumë forma”, duke përfshirë fizike, emocionale, verbale dhe psikologjike, si dhe “dhunë seksuale”. /Lapsi.al