• |
ide | kryesore

Video/ Broja, tetë ndeshje pa gol: Burnley dominon 2-0 Southampton

-Instant, F1, Sport, Video



Ishte 2 mars hera e fundit që Armando Broja ka festuar një gol të shënuar. Nga ai i minutës së 95, në fitoren 3-1 kundër West Ham kanë kaluar tetë ndeshje, në të cilat shkodrani nuk ka lënë gjurmë. E fundit e serisë ishte disfata e mbrëmjes së sotme 2-0 në shtëpinë e Burnley, ku Broja ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë fitore, që mund të ishte me shifra edhe më të rrumbullakosura, por VAR anuloi golin e tretë, Burnley ka rihapur diskutimet për mbijetesën në Premier League, duke u imponuar 2-0 ndaj Southampton. Saints nuk kishin ritmin e duhur dhe, pavarësisht se e nisën ndeshjen në sulm, nuk arritën ti bënin keq portierit Pope. Broja u tregua i rrezikshëm vetëm një herë në pjesën e parë, pastaj vendasit shënuan me goditjen e parë në portës, duke i dhënë tjetër drejtim ndeshjes. Roberts, në minutën e 12, i shkaktoi Southampton një goditje psikologjike dhe gjërat ndryshuan krejtësisht. Në fund të pjesës së parë Collins shënoi edhe golin e dytë, me një goditje me kokë, ndërsa Saints u dorëzuan në golat e mbrojtësve të Burnley.

Mes markimit të kujdesshëm të Burnley, Broja ishte pothuaj inekzistent, ndërsa në minutën e 65 VAR i erdhi në ndihmë Southampton, duke evituan golin e tretë të vendasve. Zotërimi i topit 56% kunddrejt 44 të Burnley nuk e ndihmoi skuadrën e Ralph Hasenhuettl të ngjitej në 10 ekipet më të mira të Premier League. Saints mbeten në vendin e 13 me 39 pikë, po aq sa Brentford një pozicion më lart, ndërsa Burnley është i treti nga fundi me 28 pikë, një distancë nga Everton në zonën e shpëtimit, por që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *