• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea shkatërrohet në derbi, Azpilicueta i nxjerr nervat një tifozi

-Instant, Arkiva, Sport, Video



Tension në Stamford Bridge pas derbit të Londrës. Chelsea humbi 2-4 nga rivalët e qytetit të Arsenal dhe, në bilbilin e trefishtë të fundit, shpërthyen polemikat. Një tifoz i Blues duartroket me sarkazëm Cesar Azpilicuetan dhe ky i fundit ka reaguar. Kapiteni i Chelsea përballet me zemërim me tifozin dhe të dy debatojnë për disa sekonda.

Skuadra e Thomas Tuchel arrin të rezistojë deri në fund të pjesës së parë, më pas dominohet nga Gunners. 22-vjeçari Eddie Nketiah hapi serinë e golave në Stamford Bridge, por vendasit u përgjigjën shpejt me një goditje të devijuar të Timo Werner, që kaloi pas shpinës së Aaron Ramsdale. Emile Smith Rowe e ktheu Arsenalin përpara, por kapiteni i Chelsea arriti të shënojë 2-2 para fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, një tjetër gol i Nketiah dhe një penallti nga Bukayo Saka mbyllën historinë.

Fitore e rëndësishme për Gunners, në funksion të Europës, një humbje e shëmtuar për Chelsea. E, pasi arbitri Jon Moss dekretoi përfundimin e ndeshjes, nuk munguan polemikat nga disa tifozë. Njëri prej tyre shënjestroi veçanërisht Cesar Azpilicuetan, i cili shënoi një gol, por u dhuroi edhe një penallti kundërshtarëve. Mbështetësi i Blues bëri një duartrokitje sarkastike ndaj kapitenit dhe më pas duket se është ankuar për mungesën e guximit të treguar nga skuadra e Thomas Tuchel.

Fillimisht spanjolli, teksa tifozi po bënte gjeste në drejtim të tij, hapi vetëm krahët. Kapiteni u duk i bezdisur, bënte me shenjë nga tifozi por nuk u afrua, përkundrazi, gati sa nuk u largua. Por më pas ndryshoi mendje dhe drejtim për t’u përballur me tifozin.

Azpilicueta e qortoi tifozin dhe të dy u grindën për disa sekonda. Në fund, tifozi ngriti duart dhe kërkoi falje. Para se mbrojtësi të largohej, ai bëri edhe gjestin me gishtin e madh lart. Për Blues kjo është humbja e dytë radhazi në shtëpi në Premier League. Në të dyja rastet, skuadra e Tuchel është dorëzuar ndaj skuadrave londineze, Brentford dhe Arsenal, dhe ka pësuar nga katër gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *