• |
ide | kryesore

Berisha dhe Yuri Kim si Met Veliu

-Instant, Blog



Incidenti i dhunshëm i Sali Berishës sot në kuvend kundër Alibeajt, ashtu si shumë mediave, nuk i shpëtoi as lajmeve të pavarura të Top Channel. Me anë të reporterit të vet star, Muhamed Veliu, ky televizion dënoi ashpër, ashtu sikurse e meritonte “kulturën e dhunës” që u shfaq në parlament përmes liderit historik të demokratëve.

Me një dalje speciale para selisë ku zhvillohej seanca, Meti i madh përmendi të gjitha rastet kur opozita ka gjuajtur me bojë apo me vezë kryeministrin tonë të nderuar, duke i mëshuar këtij lloj mentaliteti.

I njëjti fenomen, menjëherë pas Metit, shqetësoi së tepërmi edhe ambasadoren Yuri Kim. Me një status të saj të postuar më pas edhe nga selia e rrugës së Elbasanit, ajo nxitoi ti quajt rahjet dhe shtyrjet si veprime të së shkuarës.

Berisha e largoi nga foltorja në Kuvend, Yuri Kim i del në mbrojtje Alibeajt: Të mos përsëritet më!

Në seriozitetin, vigjilencën dhe parimsinë e tyre edhe Yuri dhe Meti duhen duartrokitur. Këtu ata besoj se janë në sinkron me pjesën më të madhe të shqiptarëve, të cilët natyrisht nuk e duan përdorimin e forcës në zgjidhjen e mosmarrveshjeve.

Por pyetja është se çfarë i dallon këta militantë të paepur kundër kulturës së dhunës nga shumësia e të tjerëve që mendojnë njësoj si ata?

Përgjigjja është e thjeshtë: edhe reporteri edhe diplomatja, që tashmë dihet botërisht se kanë mendime të njëjta, i zbatojnë ato sipas kutit të tyre.

Po të kërkosh në Google me fjalën shtyrje aty të del lehtësisht një lajm kur kryeministri Rama shtyn një gazetare terreni, e cila po kërkonte ta pyeste. Natyrisht kjo sjellje brutale, si për Berishën, nuk është e pazakontë as për Ramën, ndaj edhe athere lajmi mori dhenë. Por krahas tij në videon e këtij incidenti, shumëkush pa se Meti i madh, në vend që të revoltohej zgërdhihej, ndërsa kryeministri i vet i preferuar dhunonte kolegen e tij.

Video/ Të qeshurat e Muhamet Veliut kur Edi Rama shtyn dhe përzë kolegen e tij

Eshtë e kotë të kërkosh në Google që për këtë “shtyrje, si shenjë të së shkuarës” të gjesh një reagim nga Yuri Kim, ndonëse akti atëhere u bë jo ndaj një kolegu, por ndaj një përfaqësuseje të pushtetit të katërt, i cili sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare po pëson regres në këtë vend.

Dhe këtu fatkeqësisht reporteri i madh me diplomaten e vogël ngjajnë: sepse të dy ata qeshin ose heshtin ndaj dhunës, kur atë e bëjnë ata që duan dhe revoltohen kundër saj, kur atë e ushtrojnë ata të cilët i urrejnë. Prandaj askush nuk çuditet më kur ambasada flet si Topi apo kur Meti ngjan me Yurin. Prandaj për këtë ngjashmëri nuk duhet të merakoset më as e dyta dhe sidomos, jo, ky i pari.

©Lapsi.al

 

 

 



7 Comments

    1. Me anjeza majën????

      Po çi qi t’ëmën ramës dhe kimetes bashkë!

  1. po kurva barkthare lekureverdhe eshte zhytur nr mutin e rames deri ne maje te kokes.kurva koreane vjene era sperme dhe mut megjithe bandeambasdene kurvave dhe bythe.irave .shikon shefin e madh te saje qe u jep doren hijeve dhe mendoni ku eshte zhytur amerika.me nje president somnambul me ca pederaste eskobar ca superlegena .nje popull pa kombesi i perbere nga horra,kurva pederaste .

  2. Aman mire qe e pame se media do kishte thene Berisha e grushton Alibejn.
    Po sa e spostoi me dore apo me mire e shoqeroi me dore spostimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *