• |
ide | kryesore

Zgjedhje e Presidentit, Berisha: Procesi mafioz do të zgjedhë atë që Edi Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai është shprehur se opozita nuk mund të përfaqësohet nga të emëruar nga Taulant Balla, duke iu referuar kështu, Enkelejd Alibeaj. Kujtojmë se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ish-kryqeveritari Berisha pati përplasje të forta me Alibeajn, duke thënë se është i komanduar i Taulant Ballës. Po ashtu, gjatë deklaratës, Berisha ka thënë se ka denoncuar praktikën që e cilësoi mafioze që po ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, qëllimi i kryeministrit Rama është të nxjerrë nga zyrat e tij presidentin e ri.

“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet me të emëruar nga Taulant Balla. PD se njeh kurrë një praktikë të tillë. Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Praktikë kjo që diskrediton institucioni ne Presidencës dhe vetë zgjedhjen e Presidentit. Praktikë që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrjeje një proces që në kushte normale do merrnin pjesë të gjitha palët. Praktikë që nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që zgjedh dhe që komandon”, tha Berisha.



13 Comments

  1. Te pakten Rama do nje njeri te denje per ate post dhe nje njeri me kembe ne toke,kurse nese do te lihej ne dore tende do kishe bere ndonje si puna Nard Ndokes hahahahah ose si puna e LUL Bashes haahhhahahhah

  2. Salihu qeni i zgjebosur i enverit koha jote ka mbaruar qe ne 2013,ti nuk ke me asnje fuqi,alibej po ta mbledh bythen maloke,por ty populli do te shikoj deri kur te ngordhesh duke lehir si Qen ne tv e financuar nga serbia e rusia

    1. Saliu sduhet te propozoj fare kandidat per president.Ai sdi te menaxhoje partine e tyre pervec se me beteja midis njeri-tjetrit le me te mendoje per popullin…
      Ju,Edo do beni zgjedhjen e duhur per presidentin!

  3. Po sigursht qe Edi Rama me partin socialiste duhet ta zgjedhi, ti o Sal nuk je per ate pune duhet te largohesh fr mos tmerresh me politik se zgjedhjet e tua i kemi par

  4. Po ta linte ne doren tuaj per ta zgjedhur presidentin do na merrte lumi si shtet ndersa Edi Rama e dime qe do zgjedhe dike qe do e perfaqesoje shtetin ne menyre te denje

  5. Rama dihet qe do te zgjedhi nje njeri shume me ndryshe se Meta. E ka thene shume mire se cfare cilesish duhet te kete nje president per vendin tone. Jemi lodhur nga Berisha dhe muhabetet e kafeve qe ben ai.Shqiperia ka nevoj per permiresime dhe me Ramen ne krye kam besim se do ja dalim.

  6. Arriti puna që një kandidat për president e kërkuam në Golem. I doli emri dhe dikush tha, po ai ka ikur në Greqi. Pastaj u morë në telefon Fatos Beja që e njihte kandidatin dhe tha, në Greqi është por ka dhe shtëpi në Golem. U nis një makinë në Golem për të gjetur Presidentin e për t’i thënë a e pranon detyrë. Kur ai nuk u gjet në Golem, Saliu tha epo Fatosi na çorienton se është vetë latent. Kjo kulmoi me propozimin e Nard Ndokës për të bërë Ismail Kadarenë President dhe iu ngarkua atij të flasë me Kadarenë, pro ai nuk i hapi telefonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *