• |
ide | kryesore

72 orë kontrolle të policisë dhe FNSH-së, çfarë po ndodh në Krujë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit njofton se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle masive në të gjithë territorin e Krujës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet janë kryer nga Policia e Krujës, me mbështetjen e 10 grupeve të FNSH Tiranë dhe Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, për të kontrolluar territorin po përdoren dronë, kamera dhe mjete të tjera që iu shërbejnë punonjësve të Policisë, për të kontrolluar sa më mirë territorin.

Njoftohet se, gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore. Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka patur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Po ashtu, gjatë kontrolleve në fshatin Fushë Thumanë, Njësia Administrative Thumanë, në territor publik janë gjetur në një serë, 400 kubikë të kultivuar me fidanë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *