Pak orë pas aksidentit ka ndërruar jete 67-vjecari i cili mbeti i plagosur pasditen e sotme në rrugën rurale Krutje-Imshtë, në vendin e quajtur kthesa e Ngurrezes.
Mjeti tip kamionçinë me targa LU 9549 B ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi Konstandin Sylari u rëndë nga përplasja dhe u dergua me urgjencë ne spitalin e Lushnjes ku nderroi edhe jete.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak: Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz. Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.