• |
ide | kryesore

Analiza/ Çfarë rrezikon Rusia nëse humb luftën me Ukrainën

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ndërsa Rusia dhe Ukraina po përgatiten për atë që mund të jetë beteja më e madhe e tankeve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, e ardhmja e luftës së nisur nga Vladimir Putin mbetet e pamundur të parashikohet. Mobilizimi i tankeve dhe artilerisë në shkallë të gjerë në terrenin e sheshtë të hapur të Ukrainës Lindore mund ta favorizojë Moskën, dhe pesha e madhe e makinerisë ushtarake, mund t’i sjellë përfitime territoriale. Por janë të mundshme edhe rezultate të tjera. Guximi i ukrainasve, aftësia e tyre e madhe taktike në terren dhe qasja tek armët dhe pajisjet perëndimore, mund të prodhojnë një varg tjetër pengesash poshtëruese për Rusinë. Skenari më i keq për Putinin, do të ishte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte me një disfatë ushtarake gjithëpërfshirëse, me rënien e enklavave pro-ruse në Donbas dhe Moldavi, si dhe me integrimin e Ukrainës në Perëndim. Një humbje e tillë do të ishte më shumë sesa një poshtërim personal, për karrierën e tij si politikan. Ajo do t’i shkaktonte gjithashtu një tronditje të madhe psikologjike dhe strategjike për pozitën dhe vetë imazhin e Rusisë. Do të ndryshonte rrjedhën e historisë ruse. Rusia nuk do të ishte ishperandoria e parë që do të përballej me një moment të llogaridhënies para historisë. Humbja e Spanjës në vitin 1898 përballë shtetit të ri të SHBA-së, ishte një moment vendimtar në historinë spanjolle. Perandoria globale që kishte formësuar Spanjën që nga ekspeditat e Kolombit ishte zhdukur papritur, dhe spanjollët filluan të vënë në dyshim gjithçka, nga monarkia deri te roli i kishës.

Për Britaninë dhe Francën, dështimi i tyre poshtërues gjatë Krizës së Suezit të vitit 1956 i detyroi të dyja vendet ta kuptonin se nuk ishin më fuqi globale të pavarura. Lavditë e perandorive të dikurshme kishin marrë fund dhe 2 ish-superfuqitë filluan me dhimbje dhe pa dëshirë t’u përshtateshin rrethanave të tyre të reja. Një dështim vendimtar rus në Ukrainë, mund të sjellë të njëjtën situatë për Moskën. Në rast se Rusia nuk do të arrijë që të pushtojë zemrën e Ukrainës (Ukraina Perëndimore është më pak problem në mitologjinë historike ruse), rusët nuk do të jenë në gjendje të shmangin përfundimin se perandoria e carëve, e ndërtuar me shumë kosto gjatë shumë shekujve dhe e rivendosur nga Lenini dhe Stalini pas fatkeqësisë së Luftës së Parë Botërore, ka rënë në mënyrë të pakthyeshme. Kjo do ta detyrojë Rusinë t’i nënshtrohet një lloj autoreflektimit të thellë, ashtu si ish-perandoritë e tjera. Pasojat do të jenë shumë të mëdha. Nën sundimin e romanovëve, komunistëve dhe tani të Putinit, mendimi politik rus është formësuar nga tri besime: që Rusia është e ndryshme, që ndryshimi është transhendentalisht i rëndësishëm dhe se ai i jep Rusisë një rol unik në historinë botërore.

Humbja në Ukrainë do ta minonte në themele besimin te këto ide, duke e zhytur Rusinë në një krizë identiteti me pasoja politike të paparashikueshme. Carët, komisarët komunistët dhe sot Putinistët, e panë Rusinë si unike dhe të përkushtuar ndaj një lufte kundër Perëndimit. Për carët, Moska ishte “Roma e tretë”, që do të mbante pishtarin e Krishterimit dhe qytetërimit, pasi Roma e parë ra në duart e pushtuesve barbarë dhe Roma e dytë (Kostandinopoja) ra në duart e turqve.

Për komunistët, Moska ishte kështjella e revolucionit global proletar, e destinuar të asgjësonte kulturën dekadente borgjeze të Perëndimit. Putini dhe bashkëpunëtorët e tij e shohin njëlloj. Sipas tyre, Rusia është angazhuar në një luftë për mbijetese kundër dekadencës perëndimore, ligësisë dhe lakmisë së shfrenuar.

Për të mbajtur veten në garën e barabartë me Perëndimin më të zhvilluar dhe për të siguruar qeverisje të përshtatshme për psikikën e saj unike, Rusia – kanë argumentuar gjithmonë sundimtarët e saj – duhej ta përqendronte pushtetin në krye.

Vetëm një udhëheqës aq i fortë sa Katerina e Madhe, Stalini apo siç thonë admiruesit e tij si Putin, mund t’i japë mundësi Rusisë të dominojë në përballjen e saj me Perëndimin. Thelbi i çështjes është Ukraina. Me Ukrainën nën kontroll, Moska e sheh veten si fuqia më e madhe në Europë.

Pa Ukrainën, ëndrra që Rusia të mundet të rifitojë statusin e Bashkimit Sovjetik si një superfuqi, do të pësojë një fund të hidhur. Më keq akoma: ndoshta nga këndvështrimi i teoricienëve “euroaziatikë” dhe nacionalistëve radikalë rusë, të cilët i japin një lloj mbulese legjitimiteti regjimit të Putinit, një fitore e Ukrainës ortodokse, sllave dhe demokratike mbi Rusinë despotike, nuk do të sfidonte vetëm legjitimitetin personal të Vladimir Putin.

Përkundrazi, ajo do të sfidonte idenë e veçantisë ruse dhe do të minonte fatalisht pikëpamjen se despotizmi është forma e qeverisjes që i përshtatet më së miri shpirtit rus. Ndërsa lufta po nxjerr në pah ligësinë dhe mizorinë e natyrshme të regjimit të Putin dhe, ndërsa mizoritë jashtë vendit dhe represioni brenda Rusisë po lënë gjithnjë e më tepër gjurmë, është e pamundur të mos shpresojmë një disfatë ruse në këtë luftë. Gjithsesi duhet pasur kujdes. Putin dhe ata përreth tij e dinë se në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për një rregullim të kufijve. Ata po luftojnë për botën e tyre, ndaj për ta mund të jetë psikologjikisht e pamundur ta pranojnë humbjen, derisa çdo masë, sado e pamëshirshme, apo çdo armë, sado e urryer, të jetë përdorur në maksimum. Për Vladimir Putinin dhe njerëzit përreth tij, rreziqet në Ukrainë janë pafundësisht të mëdha.

“WALL STREET JOURNAL”



21 Comments

  1. Në këtë luftë të gjithë do humbin por humbjen më të madhe do t’a pësojë Rusia që do izolohet gjithmonë e më keq.Do t’a humbi indentetin Europian dhe ato provinca që do t’i pushtojë do humbin më tepër.Do varferohen më shumë dhe ata që deshën shkëputjen do gjykohen një ditë.

  2. rusia vendi me debil ne bote, jane si kllufi i karit qe mendon se nuk çahet por ne fund le me bare serbine. rrofte bota democratike,vdekshin idiotet ruse dhe serbe

  3. Nese Amerika dhe Britania e mbeshtesin Ukrahinen deri ne fund, atehere humbja e Rusise eshte vetem ceshtje kohe. Aktualisht Franca me Gjermanine fatkeqesisht jane ne anen e Rusise. Qe nka fillimi i luftes Ukrahina ka marre rreth 1 Miliard dollare nga Perendimi, ndersa Rusia ka marr mbi 50 Miliard dollare nga Gjermania.

  4. NUK KA LUFTE ME UKRAINEN
    ESHTE OPERACION SPECIAL

    LUFTE DO TE THOTE AJO QE BEN AMERIKA DHE NATO: BOMBARDO GJITHCKA
    NE UKRAINE KA INTERNET PER QEJF, KA UJE, KA DRITA, ETJ

  5. These assistance or aid the US, Western nations and Monetary institution are giving to the Ukrainian people are not free. They are debts that must be repaid.
    So, if Ukraine went into this was because they wanted to be sovereign, let me remind him (Zelensky) and the Ukrainians, after the war, your sovereignty would be subjected to these people. As it is written, a borrower is servant to the lender

  6. In the end Ukrai”Be Afriad US clowns & europe puppets”- This nuclear missile is special no one has it. It caries more than 10 nuclear head missiles at once and reaches up to 6.000 miles or 9600 KM distance and covers an area bigger than France or 4X England. That means only one missile of this types is good enough for the whole of France. It is the most powerful and sophisticated weapon ever made in human history.ne had a mountain of Debt to u.s and some E.U state

  7. “United States is regarded as the greatest threat to world peace by an overwhelming margin. No other country is even close,” said Noam Chomsky. “If there is a country that has committed unspeakable atrocities in the world, it is the United States of America,” said Nelson Mandela. And both were right to say that.

  8. Yemen is being starved to death and the world is not watching at all. This diplomacy and humility should be enough for all the world to pay attention and resolve the indifference that those responsible have inflicted on innocent people.

  9. Slavery is still practiced in US. The difference is — instead of owning slaves, white people have made huge corporations and now employ people who work as slaves. It is corporate slavery that US practices. And that corporate slavery is going global.

  10. Slavery is still practiced in US. The difference is — instead of owning slaves, white people have made huge corporations and now employ people who work as slaves. It is corporate slavery that US practices. And that corporate slavery is going global….

  11. Slavery is still practiced in US. The difference is — instead of owning slaves, white people have made huge corporations and now employ people who work as slaves. It is corporate slavery that US practices. And that corporate slavery is going global……

  12. sa shpellare qe mban kjo bote
    do te bjere rusia, do te mbese edramsi dhe laleri

    pikepamje vasalesh dhe patronazhistesh ambasade

  13. GAZETARO, SHIH BYTHEN TENDE SE DO TE TE NGULIN VAKSINEN E KATERT ME DETYRIM
    O DO TE BESH VAKSINEN, O DO TE MBETESH PA BYREK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *