• |
ide | kryesore

Berisha thirrje DASH: Mos lejoni ndërhyrjet e Yuri Kim në proceset gjyqësore në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit, të mos lejojë ndërhyrjet e ambasadores Yuri Kim në drejtësinë shqiptare. Sipas Berishës, ambasadorja Kim pranoi se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë shqiptare, fill pas denoncimit të tij. Ai e akuzon diplomaten se ajo ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Berisha pretendon se ambasadorja ka ndërhyrë duke kërkuar ndihmën e qeveritarëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Deklarata e Berishes

Gjatë këtyre ditëve, në konferencat e mia për shtyp, sot paradite dhe të premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA në Tiranë ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur kundër vendimit të gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, ankim i cili është në kundërshtim flagrant me kodin e procedurës civile dhe praktikën e gjykatave deri më sot. Për ndërhyrjen e saj për këtë çështje ajo ka kërkuar ndihmën e qeveritarëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim të kësaj ndërhyrje, ambasadorja Kim pranoi përmes një twitter se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë. Duke e konsideruar këtë ndërhyrje një akt të rëndë dhe të papranueshëm shtoj se gjykatat prezumohen të janë të pavarura dhe çdo ndërhyrje pavarësisht makiazhit përbën cënim të hapur të kësaj pavarësie dhe dhunon ligjet e kushtetutën e vendit dhe parimet ndërkombëtare të drejtësisë të pavarur. Kur presioni dhe ndërhyrja vijnë nga diplomatë të huaj, përveçse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojnë gjithashtu dhe konventat ndërkombëtare që ndalojnë rreptësisht kthimin e diplomateve në aktorë politikë. I bëj thirrje Departamentit të Shtetit të mos lejoje ndërhyrjet e palejueshme të ambasadores Kim në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri.



22 Comments

  1. Kurre nuk mund ta kishim imagjinuar se SHBA, miku dhe mbrojtesi me i madh i Shqiperise do
    te perpiqej te shkaterronte opoziten sic po ben tani dhe ta kthente vendin ne monizem. Per
    monizem ishim me mire me monizmin e xhaxhi Enverit se te pakten ai i trajtonte te gjithe
    njelloj, kishim pune, arsim e mjekesi falas, sigurine etj, kurse monizmi rilindas kerkon qe jo vetem
    ta sundoje popullin opozitar por ta menjanoje, ta varferoje, dhe ta largoje nga atdheu i vet.

    1. SHBA nuk po shkatrron opoziten,perkundrazi po ben te pamunduren per te çliruar opoziten nga vampiri komunist Sali Berisha,i cili e ka kthyer PD ne ne prone private dhe pikerisht sepse interesat Amerikane ne Shqiperi per shkak te situates aktuale jane te medha pasi na shohin si aleat strategjik ne ballkan,prandaj dhe po bejne te pamunduren per te demokratizuar institucionet e pavarura,te jesh i sigurte qe me largimin e komunistit te fundit Berisha PD do rikthehet shume shpejt ne pushtet ne te kundert Rama do behet mbret!

      1. QELLIMI NUK JUSTIFIKON MJETIN
        EDHE UNE MUND TE VRAS GJYSMEN E SHQIPERISE
        DHE GJYSMA TJETER MUND TE BEHET ME PRONA E PASUR PAS KESAJ

      2. NUK NA PLAS PER RAMSIN NJE NARCIZIST I SEMURE
        JU TRAPAT QE E DONI MBAJENI
        NE DUAM TE VERTETEN JO PUSHTETIN
        PUSHTETI ESHTE PER TE SEMURE PSIQIK SI PUNA E THONJPAPRERIT

    2. Amerika o pallosh. Nuk e kupton demokracin si puna jote. Qe opozita na qenka sali berisha. Dhe po iku ai nuk paska me demokraci. Ata nuk e njohin kultin e individit. As nuk arrijn ta konceptojnë. Prandaj o njeri mendo pak. Se nuk mbaron bota po ra berisha nga fiku.

  2. SHBA dhe BE po qëndrojnë ende roje vigjilentë të një reforme e cila ka problemet e saj të mëdha, jo për shkak të tyre, por për shkak të ndikimit ende të madh që kanë Sali Berisha dhe Ilir Meta mbi sistemin. Dhe për këtë ka boll prova, përfshi dhe vendimin skandaloz të rregjistrimit të akteve të një mitingu si Kuvend partie, i cili nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.Salihu uleret rrugicave te tirinos kunder amerikes,rajersonin thone qe e kishte te dashur prandaj dhe nuk e shan asnjehere

      1. Amerika ishte dikur ai flet me fantazmat dhe pershendet fantazmat
        Rendi global i demokracis eshte ne rezik Yuri Kim eshte ne mbeshtetje te politikave te Putinit ne Ballkan do perfundoj shpejt kjo histori sic perfundoj me turp Angela Merkel qe ka qen ne sherbim te Sorosit dhe Putinit dhe ka pa vetem interessa te gjermanis dhe jo te Europes si lider Europiane
        Ndesa per zonjen kimete qe seshte gje tjeter vetem nje Nafie qe tund Dibekun.
        Mos i jepnin shume rendersi kimetes sepse Pronari i saj nuk i ka punet mire as ne parlamenti Europian dhe as ne O K B e as ne Amerik nuk e shpetojn dot miliardat tani Europa o do shperbehet osé do mer vendim e te fuqishme
        Ndesa sorucat e kan ndje rezikun qe po u vjen sepse te gjitha politikat e tyre kan qen kunder popullit dhe shtreses intelektuale kan qen ne sherbim te bandave dhe banditeve.
        A mendoni qe vetem Kimetja eshte ambasadore ne Shqiperi pse nuk flasin te tjeret flet vetem ajo sepse Pronaria i saj ka hall te madh dhe nuk i intereson kimetja as diplomacia thjesht ajo tund dybekun per te.

          1. Keshtu eshte kur lejohet te komentojne qen e moca..VK U bone edhe katunaret e momlit dhe te babrruse te komentojne soros Blinken apo Merkel. Ku paskemi mrrit.

  3. Legjenda se Berisha e Meta ndikojne Drejtesine perhapet nga ata qe duan te fshehin faktin qe kontrollin e ka Rama dhe SHBA, te cilet ndermoren ta famshmen Reforme si mjet per te ndryshuar klasen politike 30 vjecare duke i vene damken e korrupsionit.

    Eshte e vertete qe kemi korrupsion ne nivelet me te larta te qeverise dhe shtetit, madje ne cdo fushe e nivel, por per ta bere apo zhbere ate as Berisha e as Meta nuk kane pushtet prej vitesh.

  4. SALIBANET.. Po qajn me koker te lotit.
    Ca ka amerika me lexhenden sali? Pse? Pse?
    Jan ber gallat fare. Po kaq idioter nuk e imagjinoja kurr.
    Me keq se enveristat, ata te pakten i kishin dy pare mend. Nuk e zinin ameriken ne goje.
    Keta kan shkare fare.
    Po mire, ajo parti nuk ka njeri tjeter, pervec lulit dhe saliut?
    Ca eshte kjo tallje keshtu me demokratet, kjo me e pakta quhet poshterim.

  5. Ti rruani TOPET Doktorrit ju qe e keni inat. Per inatin tuaj do te vije perseri ne pushtet , kuptuat o leshkopalare???

  6. Zonja Kym po mbron vjedhjet jo te Rames nuk i intereson Rama por te Gjorgj Sorosit me kontrobanden e Naftes qe ka be ne Shqiperi dhe per kete arsyje eshte shkarkuar nga detyra Drejtoresha e Doganave zonja Spiropali.

    1. dhe ti do denosh Ambasadoren USA. po qeke Palle K^^. Nuk thu shyqyr qe na mbajne gjalle se jemi as sa nje qime b.. Apo po ben lojen e Vucic edhe ti,

  7. dikur therrisnin parti enver jemi gati kurdoher, dhe kendohej kunder imperializmit “ne ne goje te ujkut hedhim valle” dhe “bar do hame dhe marksizem-leninizmin se tradhtojme”. vazhdoni me keso avazesh dhe melodirash edhe sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *