• |
ide | kryesore

Berisha zbulon emrin e socialistëve për Presidentin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas Sali Berishës, emri më i përfolur në radhët e socialistëve për postin e presidentit është ai i Vali Bizhgës.

Berisha u shpreh në konferencën për gazetarët se Edi Rama ka zgjedhur procedurën më mafioze për emrin e presidentit ndërsa theksoi se dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës.

“Ftoj mediat të investigojnë dhe të mos harrojnë se interesi publik dhe mbrojtja e tij është detyra më parësore e tyre. Çështje tjetër që dua të sjell në vëmendjen tuaj është procesi i zgjedhjes së presidentit.

Nëse javën e kaluar këtu folëm me fakte dhe argumente se kongresi i PS ishte më i ngjashëm se me çdo gjë tjetër me një kongres të Cosa Nostras, unë ju them se procesi i zgjedhjes së presidentit është shndërruar në një proces tipik të Cosa Nostras.

Edi Rama ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. Cili ka dalë emri më i përfolur. Jua them unë. Sipas statistikave të Edi Ramës dy të treta e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës.

Po çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje. prandaj i them unë zgjedhje si Cosa-Nostra. prisni tani kur të vijnë e-mailet e shoqërisë civile. Unë nuk po ua avancoj emrin, pro do ua them javës tjetër”, deklaroi Berisha.



12 Comments

  1. Po ik o sali lere te qete kete vend, kjo Shqiperi e vogel nuk ka pasur ndonje her kriminel me te madh se ty

    1. Sala flet per president se do qe te jepte vete nje mendim po Rama se perfilli hic…dhe normal si mund ta perfillesh nje te vdekur!
      Kemi besim qe dhe sikur ta zgjedhe Rama do zgjedhe presidentin e denje per te perfaqesuar Shqiperine!

      1. Po shum e drejt do të jetë normal që Edi Rama ka horizont siç bëri 4 vite më parë me Ilir Metën! O njerëz “Dele” kur një njeri gabon një herë kurrë po kurrë nuk i duhet dhënë një mundësi !!po me cilët po flas unë !!!delet dela janë dhe e kan mo tamo. një bari harbut si Edi Palla.

  2. Sa ke qene vet ke bere qef tani nuk i intereson me njeriu dhe don te kesh pak vemendje me kto budalliqe qe thua

  3. Po ik o Sali se ka kaluar koha kur degjoheshin te vdekurit.Kemi nevoj te ec vetem para tani dhe kte gje se bejm dot me ty prezent.

  4. po kush po ta merr mendimin ty o plak matuf…qenke shume vl si njeri pse nuk e kupton e te zhdukesh njehere e pergjiithmon nga aty

  5. Po ca ka zbulu Berisha aman ,, ky ka mbaru si person se kuptoj ca kerkon akoma ne parti ,,kriminel i keq qe e ke shkateru kete popull

  6. Sti merr njeri per baz fjalet po njerez si puna jote dhe ata te tut kriminela sdo zgjidheni kurr per president kshuqe kthehu dhe njeher andej nga varri.

  7. Nuk ka ndonjë identikit të njeriut më të kërkuar për momentin në Shqipëri, por kemi disa modele se si nuk duhet të jetë. Mjafton të mos jetë minues i demokracisë dhe hajdut si Sali Berisha, anormal si ilir Meta, apo të mos jetë qesharak si Bujar Nishani.Salihu beson cfare thote kerrici kellici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *