• |
ide | kryesore

Bien aksidentet, më pak fatalitete në tre muajt e parë të këtij viti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
përplas



Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore.

Instituti i Statistikave në publikimin e shifrave të marsit vlerëson se në muajin e tretë të vitit numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8%. Në muajin Mars 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 150 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 18 persona të vdekur në Mars 2021. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 persona nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021” thuhet në publikimin e INSTAT.

Shkak kryesor për aksidentet në shumicën e rasteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që sipas INSTAT vihet re një ulje e numrit të aksidenteve që kanë si shkak sjelljen e këmbësorëve.

“Në muajin Mars 2022, aksidentet rrugore, në 93,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 – 34 vjeç, duke zënë 29,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 3,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 12,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 43,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vlerëson INSTAT./monitor/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *