• |
ide | kryesore

DETAJE/ Zbulohet epiqendra dhe forca e tërmetit që tronditi vendin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
termet



Një lëkundje e fortë tërmeti u ndie rreth orës 23.10 të së premtes në Tiranë dhe në disa qytete të vendit. Raportohet se lëkundjet u ndien edhe në Shkodër, Durrës, Berat, Lezhë dhe Vlorë. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Sipas Qendrës Europiane të tërmeteve, epiqendra ka qene ne Sarajevë të Bosnje Hercegovinës me magnitude 5.7 e shkallës Rihter dhe thellësi 5 kilometra.

“Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km Jug- Perëndim tw qytetit Monstar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 10 km, 202 km nga Tirana.

Ky tërmet është ndier pothuajse në të gjithë vendin por deri ne këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin” – raportoi ministria jone e Mbrojtjes.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Serbi dhe Kosovë. ©LAPSI.al
Image

Image

Image



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *