• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Adriatik Llallës për pezullim të dënimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit, pas argumentimit të tij se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Vendimi për Llallën u mor nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

“Çudi, gjykatat italiane e njohin të drejtën për të njohur gjendjen shëndetësore të një qytetari shqiptar, gjykata shqiptare nuk e pezulloi”, u shpreh avokati i Llallës, Sokol Hazizaj.

Pak muaj më parë, Gjykata e Posaçme të Apelit la në fuqi dënimin me 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Llalla u shpall fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh.

Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës.



3 Comments

    1. Lallen e denoi dhe do vazhdpxje ta denoje Shqiperia. Tikut tat, nuk ka per ti dhene askush asnje lloj azili e sidoqofte, burgun do ta beje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *