• |
ide | kryesore

Grupi i Rithemelimit: Zgjidhet kryetari i PD-së së Dibrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka njoftuar se Ilir Krosi do të jetë kryetar i Partisë Demokratike në degën lokale të Dibrës.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Dibër. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dibër u shpall z. Ilir Krosi me 77% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”, thuhet në njoftim.

Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn. Vetë kryetari i komanduar i PD-së, është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.



1 Comment

  1. SHBA dhe BE po qëndrojnë ende roje vigjilentë të një reforme e cila ka problemet e saj të mëdha, jo për shkak të tyre, por për shkak të ndikimit ende të madh që kanë Sali Berisha dhe Ilir Meta mbi sistemin. Dhe për këtë ka boll prova, përfshi dhe vendimin skandaloz të rregjistrimit të akteve të një mitingu si Kuvend partie, i cili nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *