• |
ide | kryesore

Kënga e re e Ed Sheeran një mbështetje për Ukrainën

-Instant, Paparazzi, Slider



Të enjten, këngëtari britanik publikoi videoklipin për këngën, të cilën e xhiroi në vendin e shkatërruar nga lufta para pushtimit të Rusisë.

Klipi shfaq këngëtarin me kapuç gri dhe pallto të zezë duke kënduar në mes të kërcimtarëve në rrugët e Kievit para fillimit të luftës. Në fillim të këngës shfaqen disa titra ku Ed tregon se para agresionit rus ai kishte zgjedhur kryeqytetin ukrainas për të xhiruar këngën e tij.

Të gjitha përfitimet dhe të ardhurat për këngën janë caktuar për tu dërguar në fondacionin “DEC’s Ukraine Humanitarian Appeal”.

“Kam filmuar videon për ‘2step’ në qytetin e Kievit, Ukrainë përpara se të fillonin të ndodhnin aktet shkatërruese të luftës,” tha Sheeran në një deklaratë.
“Ishte hera ime e parë që vizitoja vendin dhe u ndjeva shumë i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje – të gjithë duke nisur nga grupi i xhirimit deri te njerëzit e shumtë që takova gjatë ditëve të mia të pushimit.”
Sheeran vazhdon: “Ukraina është një vend krenar dhe heroik, jam mirënjohës që pata rastin të filmoj videon time atje. Unë jam me Ukrainën.”
Sheeran kishte disa kohë që e aludonte bashkëpunimin e tij me Lil Baby. “Kam qenë një fans i madh i @lilbaby për një kohë tani, shumë i emocionuar që e kam pjesë në remix-in e kësaj kënge” shkroi Sheeran në Instagram. “Është një nder, shpresoj që të gjithë ta shijojnë, 22 Prill, surpriza të tjera do të vijnë pas kësaj.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *