• |
ide | kryesore

Kreu i kishës serbe uron Pashkët dhe përsërit avazin: Kosova, djepi shpirtëror të Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije ka uruar serbët me rastin e Pashkës, e cila simbolizon Ngjalljen e Krishtit të kryqëzuar.

Në urimin e tij, kreu i Kishës Ortodokse u kujdes që të politizonte edhe integritetin territorial të Kosovës edhe pse pa surpriza, pasi Kisha nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës të shpallur në 17 shkurt 2008.

Ndërsa uron serbët në Kosovë, patriarku thotë se ajo është djepi shpirtëror dhe kombëtar i Serbisë.

“Kisha dërgon përshëndetje dhe lutje atërore kudo ku jetojnë serbët ortodoksë, veçanërisht ata në Kosovë dhe Metohi, djepin tonë shpirtëror dhe kombëtar, pavarësisht tundimeve dhe mundimeve që ata kanë, kisha e tyre mëmë do të jetë gjithmonë me ta si më parë”.

Patriarku vijoi edhe më tej, ndërsa tha se përkushtimi i Serbisë për Kosovën është i përjetshëm, madje e cilësoi si një çështje qiellore.

“Besnikëria jonë e thellë nga ruajttë për fatin e pagëzimit dhe ringjalljes së iluministit tonë Shën Sava, populli serb qoftë përkushtimi ynë i Testamentit të Ri. Përkushtimi për Kosovën na drejtoftë në kuptimin e përjetshëm. Mbretëria tokësore është për të vegjlit, ndërsa ajo qiellore është përgjithmonë”.



4 Comments

  1. E clidhje kane keta mjekeroshe me Perendine?! Prandaj nuk duhen besuar institucionet e krijuara nga njeriu ne emer te Atij lart. Feja qekur eshte shpikur, vetem percarje dhe luftra ka sjelle.

    1. Do ti beja nje pyetje keti formati njerzor.se ne cilin liber hyjnor te fes vet qe pretendon permendet kosova si pjes e serbis.ne cilen kategori te nivelit njerzor qendron ky njeri si perfaqsues i zotit ne tok.me shpallje hyjnore .dhe cfar po ben kjo eshte fjala e zotit sipas tije padrejtesija ndaj nje populli apo vlerat qe popujt te bashkjetojn ne paqe dhe harmoni..dhe behen ndihmes dhe plotesues ne dobi.jo dem ndaj askujt dhe ky person .nuk tregon .me fakte te verteten qe pretendon se flet te na. Thojn hapur ke perfaqson Zotin te verteten .apo interesin e nje grupi njerzor qe shkakton padrejtesi nder tjer..dhe keshtu nuk identifikohet me si perfaqsues i ZOTIT I NJE FEJE ME SHPALLJE HYJNORE POR SI NJE PERSON QE VJEN NGA NJE GRUP NJERZOR INTERESI QE PERDOR FEN .PER TE PUSHTUAR TERRITORE GJE QE E URREN ZOTI NDESHKON ZOTI DHE NJERZIT.DHE KJO DHOJ VEPRIMTARIJE E PALIGJESHME .NXITESE DHE DEMSHME .KUNDER NJERZIMIT SHPRESOJ QE BOTA QYTETRUAR ME FAKTE TA ANALIZOJ DHE JAP HAKUN QE MERITON PERPARA LIGJIT ZOTIT DHE .LIGJEVE QE JAN PRANUAR NDERKOMBETARISHT JEMI TE GJITH TE BARABART ASKUSH NUK Kalon nga kjo bot pa marr hakun qe meriton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *