• |
ide | kryesore

Problemet shëndetësore, ish-Presidenti Bujar Nishani dërgohet në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani dërgohet në Gjermani për trajtim, pas problemeve shëndetësore.

Nishani është nisur mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar. Mësohet se ish-presidenti u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani.

Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se Nishani ka patur fibrozë post-Covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të oksigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.

Koronavirusi ka lënë shumë persona me pasoja të tjera në mushkëri duke bërë që të detyrohen të rikthehen në spital. I tillë duket të jetë edhe rasti i ish-presidentit Nishani.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *