• |
ide | kryesore

Rrëzohet shtylla e tensionit në Voskopojë, digjet pylli

-Instant, Arkiva, Lajme



Një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Voskopojë, Korçë.

Paraprakisht raportohet se ka qenë një shtyllë tensioni që është rrëzuar dhe ka bërë që sipërfaqja pyjore të marrë flakë.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po shuan flakët.

Ajo që dihet deri më tani është se dëmet janë të shumta, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Kjo për faktin se në pjesën që ka marrë flakë nuk ka banesa afër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *