• |
ide | kryesore

‘Tony Awards’ paralajmëron të ftuarit pas incidentit në Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider



Producentët e Tony Awards kanë paralajmëruar të pranishmit se shfaqja e ardhshme e çmimeve ka një “politikë të rreptë kundër dhunë” pas incidentit në Oscars.

Paralajmërimi u lëshua në seksionin e pyetje -përgjigje, të një letre të dërguar nga Tony Award Productions për të pranishmit e shfaqjes së 75-të vjetore të çmimeve në qershor.

“Në rast incidenti, autori do të largohet menjëherë nga ngjarja”, thuhet në një fragment të letrës.Letra gjithashtu përshkruante një sërë rregullash të tjera, duke përfshirë kodin e veshjes së ngjarjes dhe politikën e saj Covid-19, e cila kërkon që të ftuarit të vaksinohen plotësisht për të marrë pjesë.

Paralajmërimi  vjen disa javë pasi Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenë në ceremoninë live të 94-të të Academy Awards më 27 mars për një shaka përgruan e  tij.

Rock deklaroi se mezi po priste të shihte Jada Pinkett Smith në “G.I. Jane 2”. Fillimisht, Smith dukej se po  qeshte me batutën, por pak çaste më vonë, ai u ngjit në skenë dhe e goditi me shuplakë komedianin.

 

Chris nuk pranoi të ngrinte akuza pas incidentit në Teatrin Dolby të Los Anxhelosit. Megjithatë, Woll i cili më vonë kërkoi falje për incidentin dhe dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ka vazhduar të përballet me pasoja për veprimet e tij në javët që pasuan.Aktori është ndaluar të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet e Akademisë, duke përfshirë Oscars për një periudhë 10-vjeçare.

Ceremonia e 75-të e çmimeve Tony do të mbahet më 12 qershor në Radio City Music Hall./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *