• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mike Tyson grushton pasagjerin që e bezdiste në avion

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Publikohen pamjet kur ish-boksieri Mike Tyson lëshoi një sërë grushtesh duke gjakosur një pasagjer në udhëtimin e tij me avion. Sipas medieve amerikane, Tyson u përfshi në sherr me një tifoz “shumë të emocionuar”, i cili u ul pas tij dhe vazhdoi t’i fliste “në vesh”.

Incidenti ndodhi përpara një fluturimi nga San Francisko për në Florida. Dëshmitarët thanë se “Njeriu më i Keq në Planet” fillimisht ishte “i dashur” me të gjithë pasagjerët e tij, përfshirë edhe atë që ishte ulur pas tij. “Iron Mike” madje pranoi të bënte një selfie me njërin nga të dy dhe vijoi “të duronte” personin tjetër të ulur pas tij.

Mirëpo, pasagjeri ka vazhduar të “acarojë” legjendën e boksit. Tyson u filmua më pas duke i dhënë një sërë grushtesh në fytyrë të cilat e gjakosën në ballë. Një dëshmitar dëgjohet duke thënë gjatë pamjeve të filmuara me celular: “Hej, Majk. Hajde, ndalo.”

Burime pranë atletit të peshave të rënda pohuan se pasagjeri ishte “jashtëzakonisht i dehur” dhe nuk do të ndalonte së provokuari. Sipas TMZ, ekipi i Tyson pretendon se pasagjeri gjithashtu hodhi një shishe me ujë ndaj ish-kampionit botëror të peshave të rënda.

Dëshmitarët shtuan se Tyson u largua nga avioni disa sekonda më vonë. Pasagjeri i goditur me grusht ka marrë trajtim mjekësor dhe ka folur menjëherë me policinë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *