• |
ide | kryesore

F1/ Në Imola, gomat ‘tradhëtojnë’ Leclerc, triumfon Verstappen: Mercedes një dështim, super rikuperim i Sainz

-Instant, F1, Sport



Max Verstappen dhe Charles Leclerc, përsëri ata: kampioni në fuqi dhe lideri i klasifikimit të përgjithshëm luftojnë njëri-tjetrin për të gjitha njëzet e një xhirot e Imola Sprint. E nisi më mirë se holandezi, piloti i Ferrarit që mbajti epërsinë për tre të katërtat e garës, por pësoi rikuperimin e Verstappen dhe parakalimin nga Red Bull në xhiron e parafundit. Sergio Perez kompletoi podiumin ndërsa Carlos Sainz rikuperoi nga vendi i dhjetë në vendin e katërt në përfundim. Norris dhe Ricciardo u pozicionuan në vendin e pestë dhe të gjashti me McLarens. Mercedes jashtë dhjetëshes së parë!

Leclerc u nis më mirë se Verstappen dhe kaloi në epërsi përballë holandezit dhe Norris që nuk mundi të përfitojë nga nisja e papërsosur e kampionit të botës. Gjithësesi, Safety Car u fut në pistë për daljen jashtë të Guanyu Zhou në Piratella, pas një kontakti me Pierre Gasly. Gara rinisi në të pestën nga njëzet e një xhirot e planifikuar: Leclerc mbajti vendin e parë, ndërsa në xhiron e shtatë Sainz parakaloi Alonson dhe u ngjit në vendin e shtatë (tre të fituara nga starti.

Në krye, Leclerc ruajti avantazhin e tij me një sekondë të plotë ndaj Verstappen, i cili, megjithatë, vazhdoi t’i bënte presion. Në xhiron e 14 (dy të tretat e garës), Sainz parakaloi edhe Ricciardon dhe hyri në pesëshen e parë (pesë pozicione të fituara). Sulmi përfundimtar i Verstappen në përpjekje për t’iu afruar Ferrarit të Leclerc, që kishte probleme me konsulmin e gomave, solli parakalimin e hollandezit në xhiron e njëzet, pa mundësinë e një përgjigjeje nga piloti i Ferrarit. Perez kompletoi podiumin, duke i rezistuar presionit të fundit të Sainz, që megjithatë, ishte autori i një paraqitje fantastike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *