• |
ide | kryesore

Goli i Manajt nuk mjafton: Torino kthehet te fitorja, Atalanta bën goditjen në Venezia

-Instant, Sport, Video



Atalanta e Torino kanë rrëmbyer fitoret në ndeshjet e drekës në Serie A, me futbollistët shqiptarë protagnistë, me përjashtim të Etrit Berishës që e ndoqi sfidën nga pankina. Bergamaskët u kthyen te fitorja, pas një serie negative, duke bërë goditjen në transfertë me Venezian, ndaj të cilës u imponuan 1-3. Dygolëshi i Lukic në ndeshjen tjetër i dha suksesin granatave, që goli i vonë me penallti i Manaj nuk ia hoqi dot.

VENEZIA 1-3 ATALANTA
Atalanta ngre kokën dhe fundos Venezian. Pas tre humbjeve radhazi, në javën e 34 të Serie A, skuadra e Gasperinit mundi 3-1 të besuarit e Zanettit dhe iu bashkua Fiorentinës dhe Lacios në luftën për Europën. Në Penzo, në pjesën e parë, zikaltrit dominuan zotërimin e topit, goditën dy shtylla dhe zhbllokuan ndeshjen me Pasalic (44′). Në pjesën e dytë Dea bëri diferencën dhe mbylli llogaritë me Zapatan (47′) dhe Muriel (63′). Për Venecian, që shënoi me Crnigojn (81′), ishte humbja e tetë radhazi dhe tashmë renditja është e dëshpëruar.

TORINO 2-1 SPEZIA
Në ndeshjen e parë të javës së 34 të Serie A që (pothuajse) nuk kishte asgjë për t’i kërkuar klasifikimit, Torino mposhti Spezian 2-1 dhe konsolidoi vendin e 11 në renditje. Formacioni i Juric kaloi në epërsi në minutën e 3′ me penalltinë e kthyer në gol nga Lukic (faull i Erlic ndaj Sanabrias). Granatat nuk mbyllën dot llogarinë në pjesën e parë, pavarësisht dominimit e rastet e humbura nga Seck, Singo dhe Pjaca, por ishte edhe njëherë Lukic që firmosi dygolëshin në minutën e 69. Në fushë nga minuta e parë, sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj ngushtoi diferencën në minutën e 97′ me penallti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *