• |
ide | kryesore

Kapet në Itali shqiptari me dy milionë euro drogë në makinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia italiane ka vendosur në pranga një 30 vjeçar shqiptar pasi u kap me 14 kilogramë kokainë. Sipas policisë italiane, nëse droga do hidhej në treg do të kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Gjatë një kontrolli rutinë efektivët policisë së provincës së Leço pikasën shqiptarin i cili kërkohej për trafik droge. Ata e ndoqën nga Leço për në Parma derisa e ndaluan në autostradë ku ushtruan kontroll ndaj mjetit të tij dhe zbuluan 11 kilogramë kokainë në pjesën e shasisë së makinës. Por kontrolli ndaj shqiptarit nuk përfundoi këtu ata ushtruan kontroll edhe në banesën e 30 vjeçarit në Mariano Comense, në provincën e Comos, ku gjetën edhe tre kilogramë të tjerë kokainë.

Nëse e gjithë sasia e kokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 2 milionë eurove. 30-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Parmës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *