• |
ide | kryesore

“Ke 72 orë për tu larguar nga United, ose do hidhesh në erë”: zbulohen kërcënimet për Maguire

-Instant, Sport



“Janë tre bomba në shtëpinë tënde, ke 72 orë kohë të largohesh nga klubi ose do t’i shpërthejmë”. Detaje të reja të tmerrshme mësohen nga ditët e frikës së përjetuar nga kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, pas humbjes së rëndë 4-0 të pësuar nga Djajtë e Kuq në Anfield. Shtypi britanik ka rikonstruktuar në detaje makthin e përjetuar nga mbrojtësi anglez, i cili ishte duke u stërvitur kur menaxheri i tij mori një email kërcënues, i cili u duk menjëherë shumë serioz, duke qenë se kërcënonte me vdekje mbrojtësin, partneren e tij Fern Hawkins dhe dy vajzat e tij.

Policia shkoi në vendngjarje me njësinë e qenve pa gjetur asnjë bombë, por gruaja dhe dy vajzat e kapitenit të United, raporton Sun, gjithësesi u transferuan në një shtëpi të sigurt, ndërsa Maguire shkoi të jetonte në shtëpinë e një shoku të skuadrës.

Nga stafi i mbrojtësit të kombëtares flasin për një “kërcënim serioz” dhe, sipas The Atlantic, kapiteni, ende i tronditur nga ajo që ndodhi, nuk do të dalë në fushë që në minutën e parë në ndeshjen e sotme kundër Arsenalit. “Është një tjetër shenjë e keqe e një bote gjithnjë e më të çmendur në të cilën jetojmë”, tha trajneri i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick, duke komentuar episodin në një konferencë për shtyp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *