• |
ide | kryesore

Publikohet projekti i parë i Travis Scott pas tragjedisë në ‘Astroworld’

-Instant, Paparazzi, Slider



“Hold That Heat” është një bashkëpunim me Future dhe producentin e 808 Mafia Southside. Kënga e fundit e Scott ishte “Pablo” e Donda 2, e cila u publikua vetëm përmes “Stem Player” të Kanye West.

“Hold That Heat” është kënga e parë zyrtare e Travis Scott që nga festivali muzikor “Astroworld 2021” në Hjuston. Policia e quajti ngjarjen një “incident me viktima masive” që çoi në vdekjen e 10 personave dhe shumë të plagosur.
Task Forcat e Teksasit për Sigurinë e Koncerteve publikuan së fundmi raportin e tyre për Astroworld. Grupi i punës përmendi një proces të paqëndrueshëm të lejeve në Teksas, dhe mungesën e trajnimit e komunikimit për sigurinë e ngjarjeve si faktorë kontribues në tragjedi. Javë pas përfundimit të ngjarjes, eksperti mjekësor vendosi se 10 personat vdiqën nga asfiksia e kompresimit.

“Turma filloi të shtyhej dhe të shtohej drejt pjesës së përparme të skenës, gjë që bëri që njerëzit në pjesën e përparme të ngjisheshin. Ata nuk qenë në gjendje t’i shpëtonin asaj situate. Njerëzit filluan të rrëzoheshin, të humbnin ndjenjat dhe kjo krijoi panik shtesë.
Më shumë se 300 njerëz u trajtuan në spitalin e ngritur pranë festivalit. 23 persona u dërguan në spitale, 11 prej të cilëve ishin në gjendje kritike dhe 8 prej tyre vdiqën. Një pacient ishte 10 vjeç dhe nga kontrolli i fundit ishte në gjendje kritike“– tha tha shefi i zjarrfikësve të Houston, Sam Pena për “CNN”.
E ndërsa Travis Scott po përballet me padi të shumta, duket se kjo nuk e ka penguar të vazhdojë me karrierën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *