Përpos sulmeve të mëparshme ndaj ambasadores Yuri Kim, Sali Berisha dje shkoi një hap më tej duke i bërë thirrje SHBA-ve të ndalojnë ndërhyrjen e Kim në procesin e drejtësisë, lidhur me pranimin e ankimimit të bërë ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, nga Enkelejd Alibeaj.
DASH ka reaguar për Top Neës, duke thënë se sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.
“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen e DASH.
Lexo më tej: Gjykata pranon kërkesën e Alibeajt, Berisha akuzon Yuri Kim për ndërhyrje në proces