• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal mposht United, por skenën e mori CR7: gol, gishtin nga qielli e dedikimi për djalin e humbur

-Instant, F1, Sport, Video



Shkon për Arsenal ndeshja e madhe e javës së 34 të Premier League, por skena ishte e gjitha e Ronaldos: në fakt, Gunners kaluan 3-1 United në Emirates me golat e Tavares, Saka (penallti) dhe Xhakës, ndërsa Djajtë e Kuq, që humbën një penallti me Bruno Fernandes, nuk i mjaftoi 2-1 momental i Ronaldos: Rangnick largohet nga zona Champions, me Artetën që ngjitet në vendin e katërt i vetëm me 60 pikë, në pritje të Tottenham.

Fitorja e dytë radhazi për Arsenal, që pas 4-2 ndaj Chelsea fiton 3-1 në shtëpi ndaj Manchester United, tashmë shumë larg zonës së Champions League. Në Emirates, 0-0 zgjati vetëm 3 minuta, më pas Gunners kaluan në epërsi: de Gea reagoi ndaj Sakës, por Tavares shënoi nga fare pranë, duke nënshkruar 1-0. Red Devils reaguan me traversën e goditur nga Dalot, por në minutën e 32 pësojnë 2-0: Nketiah shënoi në pozicion jashtë loje, por VAR zbuloi se aksioni është ndërprerë fillimisht nga faulli i Telles në zonë ndaj Saka, i cili nga pika e bardhë nuk gaboi dhe firmosi dyfishimin. Kaluan dy minuta dhe Ronaldo shkurton distancën me një goditje brenda zonës në një asist të Matic. Gol, gishtin nga qielli e dedikimin për djalin e humbur, nën duartrokitjet e publikut të Emirates…

Në pjesën e dytë, United u duk se barazoi: Tavares preku topin në zonë me krah, por nga njëmbëdhjetë metra Bruno Fenrandes goditi shtyllën dhe fali Ramsdale. VAR i anulon një gol Ronaldos dhe një minutë më vonë Dalot goditi një shtyllë tjetër, si për të dëshmuar ndeshjen fatkeqe të United. E megjithatë në të 70′ ndeshja u mbyll me të majtën e fuqishme të Xhakës, i cili gjeti këndin e ulët dhe mposhti de Gean. Kështu, përfundon 3-1 për Arsenal, i cili ngjitet në 60 pikë dhe mbetet plotësisht në garën për Champions League, një objektiv gjithnjë e më i largët dhe i paarritshëm për Manchester United të Rangnick, i ndalur në 54 dhe me një ndeshje më shumë se londinezët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *