• |
ide | kryesore

Video/ Shihni ceremoninë inauguruese të Kukës Arena: në raste ‘festash’ nuk mungon kurrë kryeministri Rama

-Instant, Sport, Video



Një festë e vërtetë e në fakt kështu duhet të ishte. Pritja e gjatë ka marrë fund dhe Kukësi tani mund ta quajë vërtetë se do të luajë në shtëpi. Atmosfera për inaugurimin e impiantit të ri ka qenë ajo e një feste të vërtetë, me këngë e me valle, që paraprinë ndeshjen e kampionatit Kukësi-Laci në “Kukës Arena”.

Trupa e valltarëve ka dhuruar emocione, ndërsa performanca e artistëve të tjerë që morën pjesë në ceremoni e kanë bërë argëtuese këtë ditë historike për të gjithë të pranishmit në stadium.

Kanë qenë prezent personalitet më të larta të vendit, nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, që mbërriti në shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit e president nderi i skuadrës Safet Gjici, te presidenti i FSHF-së, Armand Duka e ai i FFK-së, Agim Ademi, deri te kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga djali i tij, Zaho.

https://youtu.be/lii9sq5f_xc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *