• |
ide | kryesore

VIDEO&FOTO/ Tërmeti 5.6 ballë në Bosnje Hercegovinë lëkund Ballkanin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Stolac të Bosnje Hercegovinës është ndjerë në të gjithë Ballkanin deri në brigjet e Adriatikut në Itali. Lëkundjet u ndjenë për rreth 30 sekonda dhe një vajzë raportohet të ketë humbur jetën në Stolac. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se e reja u godit nga gurët dhe ndërroi jetë në spital. Deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës nuk u raportua për viktima të tjera.

Sizmiologët thonë se ky ishte tërmeti më i fortë i 50 viteve të fundit në Bosnje Hercegovinë
Filimisht u raportua për një magnitudë 6.0 e shkallës Rihter, por më vonë matjet u saktësuan. Lëkundjet e tokës shkaktuan dëme materiale në disa objekte.

“Sonte rreth orës 23:00 ka ndodhur një tërmet i fuqishëm. Disa të lënduar janë paraqitur në Shtëpinë e Shëndetësisë. Një person është lënduar rëndë dhe e kemi transportuar në spitalin e Mostarit dhe disa persona të tjerë janë me lëndime të lehta”, tha Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Stolac, Kazimir Raguž.

“Kemi ardhur këtu sonte me katër ekipe emergjente, jemi të gatshëm të reagojmë nëse nevojitet diçka tjetër. Ajo që ne dimë nga terreni është se ka rrëshqitje të vogla dherash, disa dëmtime të vogla të fasadave etj. Mbrojtja Civile do të vlerësojë më tej situatën në terren. diçka për të ndihmuar dikë”, theksoi ai.

Qytetarët e tjerë të lënduar tha ai kanë pasur dëmtime të lehta, si gërvishtje, ndrydhje kyçesh etj, dhe të gjithë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

“Isha shtrirë për të fjetur kur gjithçka u tund. Nuk kam ndjerë kurrë një tërmet të tillë në jetën time. Gjithçka që ishte në raftet ra në dysheme”, tha qyteti Alma Čerkez, një banore e Stolacit për mediat vendase.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për godina të dëmtuara, mure të krisura, apo çati të çara.

Nga Qendra Shëndetësore në Stolac bëjnë të ditur se ka më shumë të lënduar, por nuk e kanë numrin e tyre të saktë.

Në Lubinjë thuhet se ka dëmtime në ndërtesa dhe makina, njerëzit janë të frikësuar dhe kanë dalë në rrugë. Disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë.

 

Mediat boshnjake shkruajnë se pak sekonda para se të ndjenin tërmetin, qytetarët morën një njoftim në celularët e tyre Android, që paralajmëronte për një tërmet të mundshëm, i shoqëruar me udhëzimet se çfarë duhet bërë në rast të lëkundjes së tokës.

Mesazhi ishte një surprizë për shumë njerëz, megjithatë mbetet për t’u konfirmuar saktësia e informacionit.

Sipas mediave vendase, mesazhi u dërgua nga “sistemi i paralajmërimit të tërmeteve në Android”. Sipas tyre ai ishte një mesazh të qartë që u kërkonte qytetarëve të jenë në gatishmëri dhe i njoftonte më për pasgoditjet e tërmetit.

 

Lëkundjet u ndjenë në vendet fqinje të Bosnje Hercegovinës, deri në Shqipëri dhe Itali. Më lart është momenti kur lekundjet ndjehen në një studio lajmesh në Malin e Zi. Në vendin tonë nuk pati dëmtime./Lapsi.al



8 Comments

  1. Merrni jevgjitin e gjirokastres tua menxhoje termetin . me buze te kuqe dhe pa breke do ju lere . ka per ti çuar demtimet deri ne split .

    1. Hahahahahaaaaa………merreni merreni se e keni gati edhe po ju desh te ndertoni incerator . E kemi jevgjitin si kiu fiu .

  2. Berisha pranon publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Blinken, gjyqtari i Parisit s’gjykon dot persona jashtë Francës e me imunitet

  3. Në çdo derë që po troket e gjen të mbyllur. Dhe më keq akoma. Po merr paralajmërime që e vetmja gjë që ata presin si lajm nga Sali Berisha, është lajmi se ai “më në fund pagoi” për minimin e demokracisë dhe përfshirjen në korrupsionin domethënës familjarisht.

  4. Arjan Hoxha është zgjedhur disa ditë më parë kryetar i degës së PD në këtë bashki me 788 vota, ndërkohë që kishte përballë tre kandidatë të tjerë.

    Hoxha, ish-Shef i Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financuar në pushtetin e Sali Berishës, me vartësi direkte nga Agron Kuliçaj. Ai është një besnik i Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *