• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e PD në 14 degë, dalin rezultatet e para

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zgjedhjet për kryetar të PD-së u mbajtën këtë të shtunë në 14 degë të tjera, përfshirë Durrësin dhe disa degë të kryeqytetit.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe është mbyllur në orën 17:00. Përjashtim bën Kurbini ku votimi vazhdon ende për shkak të fluksit të zgjedhësve që kanë qenë në radhës dhe pas orarit zyrtar të përcaktuar nga Rithemelimi.

Procesi i numërimit të fletëve të votimit është mbyllur në dy degë të PD-së.

Në Poliçan, kryetar i PD u shpall Behar Xhaferraj me 69% të votave. Ai garoi përball Mirela Zylyftarit.

Në Kolonjë, Viktor Duro fitoi përballë kandidatin Esmeraldo Kasolli me 61% të votave.

Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.



3 Comments

  1. Në çdo derë që po troket e gjen të mbyllur. Dhe më keq akoma. Po merr paralajmërime që e vetmja gjë që ata presin si lajm nga Sali Berisha, është lajmi se ai “më në fund pagoi” për minimin e demokracisë dhe përfshirjen në korrupsionin domethënës familjarisht.Gallate ne zgjedhjet qe organizon salihu te gjithe ne grup duke votuar

  2. Arjan Hoxha është zgjedhur disa ditë më parë kryetar i degës së PD në këtë bashki me 788 vota, ndërkohë që kishte përballë tre kandidatë të tjerë.

    Hoxha, ish-Shef i Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financuar në pushtetin e Sali Berishës, me vartësi direkte nga Agron Kuliçaj. Ai është një besnik i Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *