• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë/ Humb jetën në spital 45-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” – njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *