• |
ide | kryesore

BE: Punoni nga shtëpia për të mposhtur Putinin

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



BE-ja po u kërkon qytetarëve të saj që të përdorin më pak makinat e tyre, të reduktojnë ajrin e kondicionuar dhe të punojnë nga shtëpia tre ditë në javë, për të ulur varësinë nga energjia ruse.

Këto masa, të hartuara në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, do t’i kursenin një familjeje tipike 450 € në vit.

Blerja e energjisë nga Rusia ndihmon në mbështetjen e ekonomisë së saj dhe në financimin e luftës në Ukrainë.

Por Europa ka thënë se e ka të pamundur që të gjejë furnizime alternative, ndaj po u kërkon qytetarëve që të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës.

Plani me nëntë pika, i titulluar “Të bëj pjesën time”, u kërkon qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e makinave të tyre personale, duke përdorur transportin publik ose duke punuar nga shtëpia tre ditë në javë.

Gjithashtu, ky plan u bën thirrje qytetarëve që:

· Të reduktojnë ngrohjen e shtëpive të tyre në dimër dhe të fikin kondicionerët në verë.

· Të ngasin makinën me një shpejtësi më të vogël në autostrada, pa e ndezur kondicionerin e makinës, pasi në këtë mënyrë harxhohet më pak karburant.

· Të përdorin trenat në vend të fluturimeve me avion.

· Të udhëtojnë me transport publik, në këmbë ose me biçikletë.

Plani gjithashtu u bën thirrje qyteteve që të promovojnë të dielat pa makina, siç bëjnë tashmë disa prej tyre.

“Përballë skenave të tmerrshme të vuajtjeve njerëzore që kemi parë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, njerëzit në Europë duan të ndërmarrin veprime konkrete”, tha Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Ky udhëzues përmban disa hapa të thjeshtë për t’u ndjekur nga të gjithë, të cilët me pak ose aspak mundim nga ana jonë mund të zvogëlojnë fluksin e parave që financojnë ushtrinë ruse dhe do të na ndihmojnë të fillojmë rrugëtimin drejt një planeti më të pastër dhe më të qëndrueshëm.”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë llogarit se nëse çdo qytetar do të ndiqte rekomandimet e saj, mund të kursehen rreth 220 milionë fuçi naftë çdo vit, të mjaftueshme për të mbushur 120 supertankera. Gjithashtu, do të mund të kurseheshin rreth 17 miliardë metra kub gaz, një sasi e mjaftueshme për të ngrohur afro 20 milionë shtëpi.

Në mars, BE njoftoi planin për ta bërë bllokun të pavarur nga importet e energjisë ruse deri në vitin 2030.

Por, ministri gjerman i energjisë, Christian Lindner, tha për BBC të mërkurën se do të ishte e pamundur të ndalohej menjëherë importi i naftës.

Raporti rekomandon gjithashtu që qytetarët të konsiderojnë investimet në izolimin e shtëpisë, në termostatet inteligjente dixhitale dhe në makinat dixhitale. Të gjitha këto mund të ndihmojnë në reduktimin e përdorimit të karburanteve fosile. /BBC



9 Comments

    1. Ne cdo periull te jetes njerzore historija ka vertetuar se pa respektuar domosdoshmerit nuk vin pritshmerit.

  1. Edhe bar do te hame, Putinit nuk i blejme me nafte, gaz, grure, vaj, minerale e metale etj.
    Rrofte uniteti NWO-Popull.
    Ne Gjermani, rekomamdojne qe te lahen jome shume se nje here ne jave per ti thyer hundet Putinit.

  2. The cult of tradition. “One has only to look at the syllabus of every fascist movement to find the major traditionalist thinkers. The Nazi gnosis was nourished by traditionalist, syncretistic, occult elements.”
    The rejection of modernism. “The Enlightenment, the Age of Reason, is seen as the beginning of modern depravity. In this sense Ur-Fascism can be defined as irrationalism.”
    The cult of action for action’s sake. “Action being beautiful in itself, it must be taken before, or without, any previous reflection. Thinking is a form of emasculation.”
    Disagreement is treason. “The critical spirit makes distinctions, and to distinguish is a sign of modernism. In modern culture the scientific community praises disagreement as a way to improve knowledge.”
    Fear of difference. “The first appeal of a fascist or prematurely fascist movement is an appeal against the intruders. Thus Ur-Fascism is racist by definition.”
    Appeal to social frustration. “One of the most typical features of the historical fascism was the appeal to a frustrated middle class, a class suffering from an economic crisis or feelings of political humiliation, and frightened by the pressure of lower social groups.”
    The obsession with a plot. “Thus at the root of the Ur-Fascist psychology there is the obsession with a plot, possibly an international one. The followers must feel besieged.”
    The enemy is both strong and weak. “By a continuous shifting of rhetorical focus, the enemies are at the same time too strong and too weak.”
    Pacifism is trafficking with the enemy. “For Ur-Fascism there is no struggle for life but, rather, life is lived for struggle.”
    Contempt for the weak. “Elitism is a typical aspect of any reactionary ideology.”
    Everybody is educated to become a hero. “In Ur-Fascist ideology, heroism is the norm. This cult of heroism is strictly linked with the cult of death.”
    Machismo and weaponry. “Machismo implies both disdain for women and intolerance and condemnation of nonstandard sexual habits, from chastity to homosexuality.”
    Selective populism. “There is in our future a TV or Internet populism, in which the emotional response of a selected group of citizens can be presented and accepted as the Voice of the People.”
    Ur-Fascism speaks Newspeak. “All the Nazi or Fascist schoolbooks made use of an impoverished vocabulary, and an elementary syntax, in order to limit the instruments for complex and critical reasoning.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *