• |
ide | kryesore

SONDAZHET/ 30 minuta nga mbyllja e kutive, kush do jetë president i Francës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Emmanuel Macron po shkon drejt rizgjedhjes si President i Francës. Kjo të paktën sipas 4 sondazheve të kryera sot nga 4 institucione franceze dhe të cituara nga “La Libre Belgique”. Votimi vijon ende në Francë dhe deri në orën 20.00 nuk lejohet nxjerrja e ndonjë sondazhi, por mediat në Belgjikë dhe Zvicër i kanë publikuar ato.

Macron, sipas këtyre sondazheve është dukshëm përpara me 55-58% të votave, ndërsa sfiduesja Marine Le Pen mund të mbledhë diku mes 42-45% të votave. Pjesëmarrja e regjistruar në orën 17:00 ishte 63.23%. Kjo është mbi dy pikë më pak se në vitin 2017 siç raportoi Ministria e Brendshme franceze.

Rreth 48.7 milionë votues janë thirrur në qendrat e votimit për të zgjedhur mes presidentit në largim Macron dhe lideres së ekstremit të djathtë Le Pen. Macron është favorizuar për një mandat të dytë, por kurrë më parë e djathta ekstreme nuk është afruar kaq afër një zgjedhjeje të mundshme në Elysee. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *