• |
ide | kryesore

FOTO/ Si u manipulua fotoja e vajzës së bombarduar në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi një sulm ajror rus goditi një shkollë në qytetin ukrainas të Chernihiv, një video e një vajze të mbijetuar u bë virale në mediat sociale. Por shumë shpejt historia e saj u përdor nga media bjelloruse pro-Kremlinit që e shpallën atë vide si të falsifikuar.

“Nuk kishte asnjë fishkëllime, shushurimë apo zhurmë granatimesh. Thjesht ndërtesa u godit dhe papritmas gjithçka u errësua. Ndërtesa u shemb,” – thotë vajza e identifikuar si Tania në videon e publikuar.

Screenshot from the Telegram messenger shows a school building partially destroyed

Ajo u plagos në një sulm ajror në fillim të marsit kur po ndihmonte në ngarkimin e ndihmave humanitare në shkollën numër 21 në Chernihiv, në veri të Kievit, kur një raketë goditi ndërtesën.

Autoritetet nuk e përmendën emrin e shkollës, por BBC tha se kishte qenë në gjendje të konfirmonte ndërtesën përmes imazheve të postuara në aplikacionin Telegram.

Autoritetet lokale raportuan atëherë se avioni rus kishte goditur dy shkolla në të njëtëtn ditë, duke lënë 9 persona të vdekur dhe 4 të plagosur.

Image showing two photographs of a school - with piles of clothes on the left and smashed windows and rubble on the floor on the right

Tania u rrëzua nga shpërthimi. Ajo thotë se kur rifitoi vetëdijen, kuptoi se ishte gjallë dhe mund të ecte. Ajo thotë se u ngrit në këmbë dhe pa përreth njerëzit në gjendje paniku. Ajo vuri re gjithashtu trupa të shtrirë në dysheme, duke përfshirë atë të një gruaje që kishte qëndruar pranë saj vetëm disa minuta para shpërthimit.

E frikësuar, ajo iku në shtëpinë e saj.

Aty, ajo postoi një video në Instagram – ende e mbuluar me gjak dhe me lëndime të dukshme në fytyrë – në të cilën shpjegoi se çfarë kishte ndodhur.

“Isha në shkollën numër 21 kur ndodhi shpërthimi. Kam mbijetuar, ju uroj fat të gjithëve, shpresoj të jeni më me fat se unë. Pse po e regjistroj këtë histori? Thjesht sepse kishte shumë fëmijë në atë shkollë. Nuk e di nëse kanë mbijetuar. Thjesht dërgojani këtë video të gjithë miqve tuaj rusë” – thotë ajo në video.

Screenshot of a video showing a young woman covered in blood with visible injuries on her face

Në pak orë, video e saj u bë virale në Ukrainë. Klipi mblodhi dhjetëra mijëra shikime vetëm në Instagram dhe u publikua nga faqet e lajmeve ukrainase.

Tania i tha BBC-së se kishte fituar mijëra ndjekës të rinj dhe kishte marrë dhjetëra mesazhe në Instagram – disa mbështetëse, disa kërcënuese.

Ajo tha se njerëz nga Rusia i shkruanin dhe disa prej tyre kërkuan falje për veprimet e autoriteteve ruse, por të tjerët nuk e besuan historinë e saj dhe e quajtën “fake”.

Si nisi manipulimi

Shumë shpejt miqtë e Tanias filluan t’i dërgonin pamjet e saj nga mediat ruse dhe bjelloruse, në të cilat videoja e saj përshkruhej si një sajesë.

Këto raporte e përshkruan atë si një “nxënëse”, pretenduan se plaga në fytyrën e saj nuk ishte e vërtetë dhe pretendohej se gjaku në fytyrën e saj nuk dukej natyral dhe se ajo po sillej shumë “normalisht” për një person që sapo i kishte mbijetuar një bombardimi.

Kuptohet që pretendimet ishin të rreme. Tania nuk është “nxënëse” – ajo është 29 vjeç dhe ka punuar si kameriere para se të fillonte pushtimi. Fotot që ajo i bëri vetes në ditën e dytë pas shpërthimit tregojnë qartë lëndimet në fytyrë në përputhje me pamjet që ajo postoi në Instagram.

A close-up of a young woman's face with clearly visible injuries, including a cut around her mouth

Sa i përket qetësisë së saj, Tania i tha për BBC se ishte në “shok” kur regjistroi videon.

“Isha e qetë dhe nuk u tremba. Thjesht e tronditur. Disa orë pas kësaj, isha në histeri. Për dy ditët e ardhshme, nuk mund të haja apo të flija, thjesht qaja. Ishte një makth” – tha ajo.

Disa media ruse raportuan gjithashtu se shkollat në të gjithë Ukrainën pushuan së funksionuari në fillim të pushtimit dhe pretendojnë se nuk mund të kishte shumë fëmijë në shkollë në kohën e shpërthimit.

Por shkolla po përdorej si një pikë grumbullimi për ndihma humanitare dhe konsiderohej një vend i sigurt nga banorët vendas, thotë Tania, disa prej të cilëve kishin sjellë fëmijët e tyre atje.

Vyacheslav Chaus, kreu i administratës shtetërore rajonale të Chernihiv tha se bodrumi i shkollës ishte i hapur në mënyrë që civilët vendas të mund të fshiheshin në rast granatimesh.

Tania është një nga shumë civilëve ukrainas që janë akuzuar nga mediat ruse – madje edhe qeveria ruse – për mashtrim me sulmet.

Ministria e Jashtme ruse dhe ambasadat e saj kanë shpërndarë një projekt shumëgjuhësh të quajtur “kontrolli i fakteve” që pretendon se ofron “informacion të paanshëm për atë që po ndodh në Ukrainë”.

Dhe kjo fushatë pretendon se Ukraina është agresori, se ukrainasit po kryejnë krime lufte dhe se çdo provë e keqbërjes ruse është e fabrikuar. ©LAPSI.al



23 Comments

      1. o koqe, ata qe jane “proskite” si thua ti jane antirrym dhe nuk e cajne karin sesa shume permban kjo rrym, nuk e cajn as per ameriken as per nji gjo, ky asht identitet i tyre: antirrym

  1. The cult of tradition. “One has only to look at the syllabus of every fascist movement to find the major traditionalist thinkers. The Nazi gnosis was nourished by traditionalist, syncretistic, occult elements.”
    The rejection of modernism. “The Enlightenment, the Age of Reason, is seen as the beginning of modern depravity. In this sense Ur-Fascism can be defined as irrationalism.”
    The cult of action for action’s sake. “Action being beautiful in itself, it must be taken before, or without, any previous reflection. Thinking is a form of emasculation.”
    Disagreement is treason. “The critical spirit makes distinctions, and to distinguish is a sign of modernism. In modern culture the scientific community praises disagreement as a way to improve knowledge.”
    Fear of difference. “The first appeal of a fascist or prematurely fascist movement is an appeal against the intruders. Thus Ur-Fascism is racist by definition.”
    Appeal to social frustration. “One of the most typical features of the historical fascism was the appeal to a frustrated middle class, a class suffering from an economic crisis or feelings of political humiliation, and frightened by the pressure of lower social groups.”
    The obsession with a plot. “Thus at the root of the Ur-Fascist psychology there is the obsession with a plot, possibly an international one. The followers must feel besieged.”
    The enemy is both strong and weak. “By a continuous shifting of rhetorical focus, the enemies are at the same time too strong and too weak.”
    Pacifism is trafficking with the enemy. “For Ur-Fascism there is no struggle for life but, rather, life is lived for struggle.”
    Contempt for the weak. “Elitism is a typical aspect of any reactionary ideology.”
    Everybody is educated to become a hero. “In Ur-Fascist ideology, heroism is the norm. This cult of heroism is strictly linked with the cult of death.”
    Machismo and weaponry. “Machismo implies both disdain for women and intolerance and condemnation of nonstandard sexual habits, from chastity to homosexuality.”
    Selective populism. “There is in our future a TV or Internet populism, in which the emotional response of a selected group of citizens can be presented and accepted as the Voice of the People.”
    Ur-Fascism speaks Newspeak. “All the Nazi or Fascist schoolbooks made use of an impoverished vocabulary, and an elementary syntax, in order to limit the instruments for complex and critical reasoning.”

    1. gjithandej flitet per skandalin hunter biden
      dhe per ekstradimin e krenarise se gazetarise Julian Assange

      ketu gezetaret e byrekut nuk shkruane asnji gjo
      si mund te besohen keta?

  2. Per komentuesin pro-rus me siper keshillohet : Chlorpromazine that is used to treat psychotic disorders such as schizophrenia or manic-depression in adults.

    1. Kush ishte pro rus? Kishte vetem goje pis dhe pak realiste? Duhen me shume kundra dhunes dhe sidomos kundra Biden

      1. ai qe eshte kundr Biden eshte pro rus. Amerika sot perfaqesohet me Biden neser me dike tjeter. Mjaft me budallalliqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *