• |
ide | kryesore

Kanye West: Familja ime është në rrezik

-Instant, F1, Paparazzi



Kanye West po trajton edhe një herë çështjet familjare në muzikën e tij.

Në albumin e ri të Pusha T, It’s Almost Dry, i cili u publikua të premten, reperiduket se i referohet divorcit të tij nga ish-gruaja Kim Kardashian në dy këngët ku ai shfaqet, “Dreamin of the Past” dhe “Rock N Roll”.

Në “Dreamin of the Past”, West -i cili ndan fëmijët: North, Chicago,Saint dhePsalm,me Kardashian, thotë,  Kur babi nuk është në shtëpi, familja është në rrezik”.

Më pas, në “Rock N Roll”, një bashkëpunim me Kid Cudi, reperi këndon: “Unë nuk kam ardhur të marr fëmijët për të bërë një sherr”, duke iu referuar marrëveshjes së kujdestarisë së tij me Kim.

Në mars, Kanye u shpreh i zhgënjyer me situatën e tij familjare kur ai ndau një foto në Instagram të çantës së shpinës së North ku kishte vendosur dy stampa një me fytyrën e themelueses së ‘Skims’  dhe një tjetër me fytyrën e tij.

“Këto stampa ishin në cantën e North kur  më ‘lejuan’ ta shihja javën e kaluar.Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, saqë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kusht,” shkroi ai. “Si prift i shtëpisë sime, mos u shqetëso, Northy, Zoti është ende gjallë.”

Në një koment të fshirë që atëherë në postim, Kardashian i kërkoi Westit të “ndalej me këtë tregim”.

“Ti ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë,” shkroi ajo.

Kim paraqiti kërkesën për divorc nga artisti në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë. Që atëherë ajo është në një lidhje  me komedianin e Saturday Night Live, Pete Davidson.Pasi thashethemet romantike për çiftin filluan në fund të vitit 2021. Aif illoi të fliste kundër gruas së tij dhe të dashurit të saj të ri. Në fund të marsit,  u përball me reagime të kundërta pas publikimit të videos muzikore për këngën e tij, “Eazy”, me reperin e tij, The Game, që dukej se shfaqte Davidson të rrëmbyer, të lidhur dhe të varrosur të gjallë nga West./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *