• |
ide | kryesore

Le Pen flet pas humbjes: Lufta vazhdon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Marine Le Pen doli para mbështetësve të saj menjëherë pas shpalljes së rezultateve të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale në Francë që i dhanë fitoren rivalit të saj Emmanuel Macron.

“Sigurisht që do të donim që rezultati të ishte ndryshe. Me më shumë se 43% të votave, kjo përfaqëson një fitore të habitshme. Miliona bashkatdhetarë tanë kanë mbështetur Frontin Nacional.

Jemi më të vendosur se kurrë. Nuk kam qefmbetje. Nuk do ta harrojmë Francën. Idetë që ne përfaqësojmë kanë arritur lartësi të reja. Në këtë disfatë, nuk mund të mos ndjej një shpresë” – tha Le Pen që hodhi poshtë raportimet se planifikonte të tërhiqej nëse nuk fitonte.

“Do të vazhdoj angazhimin tim ndaj Francës dhe francezëve. Për disa javë do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Kjo nuk ka përfunduar ende. Ne e shpallim të hapur betejën për parlamentin” – tha ajo. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Hahahaha humbese do mbetesh si babai jot dhe Lul Brava. Keni tere jeten qe doni te merrni presidencen franceze. Mos u lodh kot, Francezet nuk jane dele Shqiptare…

  2. E provoi njehere Rusia, qe ishte shume me e madhe per 45 vjet rrjesht dhe ne fund i rane breket. Mos e kish ndihmuar Gjermania do kishin ngordhur per buke. Tani do rrenohet perfundimisht ekonomikisht dhe jo Franca o koke me cepa nga Librazhdi

    1. Ti je rrace superiore, me nje KM drogaxhi. Franca apo Gjermania do e kishte hedhur matane qe para 5 vjetesh o dele

  3. Dikush ti thote kesaj zonje qe lufta ka disa shekuj qe vazhdon edhe kur nuk ke qene ti aty edhe tani qe ishe ti aty dhe te jesh e sigurte qe lufta politike per ide, do vazhdoje deri sa njerezimi te ekzistoje edhe sikur te mos jesh ti aty! Pra, me pak fjale zonja Le Pen, lufta vazhdon, por ai qe humb betejen duhet te largohet nga drejtimi i betejave te tjera te luftes qe do vazhdoje…

  4. Në konfidencë, dëshmitarët e atij takimi treguan fjalët që Berisha dhe Alibeaj shkëmbyen:

    “Sali Berisha: Enkelejd, ti e di që unë e ka problem cigaren.

    Enkelejd Alibeaj: Doktor, e di, por nuk e fik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *