• |
ide | kryesore

Macron flet pas fitores dhe bën thirrje për bashkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Emannuel Macron mbajti fjalimin e tij të fitores për një mandat të dytë si President i Francës në një podium pranë Kullës Eiffel. Ai mbërriti i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte, nën tingujt e himnit evropian (Beethoven’s Ode to Joy).

Fillimisht ai ndaloi dhe përshëndeti mbështetësit duke u shtrënguar duart. Në fjalën e tij ai falënderoi popullin francez dhe ata që e mbështetën.

“Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua” – tha Macron teksa mbështetësit thërrisnin: “Edhe një, edhe dy, dhe pesë vjet të tjera”.

Presidenti tha se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij që mos i shajnë ata që votuan kundërshtaren e tij, Marine Le Pen.

“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre”, – tha Macron.

“Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave. Ne duhet të tregojmë respekt sepse vendi ynë është kaq i ndarë… askush nuk do të lihet anash”, – shtoi ai.

Macron tha gjithashtu se “kjo epokë e re nuk do të vazhdojë me metodat e 5 viteve të fundit”.

“Lufta e Ukrainës tregon se ne po jetojmë kohë tragjike” – tha ai duke shtuar se “Franca duhet të ndërtojë forcat e saj”. Ai e mbylli fjalën duke thënë se është krenar që i shërben sërish popullit francez. ©LAPSI.al



8 Comments

    1. Ka disa zgjedhje ne vendet e BE ku qytetaret nuk kane alternative dhe zgjedhin te keqen me te vogel. Te shtyre e mbeshtetur me shpatulla pas murit kete bejne edhe shqiptaret.

      Vota per Frontin Nacional eshte proteste e revolte, por jo vullneti i francezeve. Europa nuk do te kthehet as para e as pas Luftes se Dyte Boterore.

      Gjithsesi BE ka sfida te medha pdrpara dhe Franca duhet te vazhdoje si gjithnje, nje model, demokracie.

  1. Në konfidencë, dëshmitarët e atij takimi treguan fjalët që Berisha dhe Alibeaj shkëmbyen:

    “Sali Berisha: Enkelejd, ti e di që unë e ka problem cigaren.

    Enkelejd Alibeaj: Doktor, e di, por nuk e fik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *