• |
ide | kryesore

Mbappe, Donnarumma e Pochettino… titulli kampion nuk mjafton: vetëm Leonardo mendon ndryshe

-Instant, Sport



PSG sapo ka rrëmbyer titullin e 10 në Ligue 1, ka barazuar rekordin e Saint-Etienne, e tani drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo është rrëfyer në 360 °, duke prekur të gjitha pikat e nxehta, që për të thënë të vërtetën janë shumë në kryeqytetin francez. Duke filluar nga Mbappé, që shkon në skadencë kontrate. “Në Madrid kanë tre vjet që janë të sigurtë… janë shumë të sigurtë. Unë mendoj se Kylian po thotë të vërtetën dhe kur thotë se është në mes të një reflektimi të thellë dhe nuk e di ende, unë e besoj – deklaroi ai -. Mendoj se është duke vlerësuar se cili është vendimi më i mirë për të. Ai e di që ajo që duam është ta kemi këtu, është i preferuari i të gjithëve, ka shumë karakteristika së bashku që e bëjnë më të mirin. Ai do të marrë vendimin e tij bashkë me ne, marrëdhënia është gjithmonë shumë e mirë”.

Ka një sqarim edhe për dualizmin Donnarumma-Navas: “Situata ishte e qartë për të gjithë që në fillim, mund të ishte pak a shumë e vështirë për t’u menaxhuar. Është e vërtetë që kishim një portier që po bënte shumë mirë si Navas, një nga më të mirët në botë. Donnarumma është bërë një nga portierët më të fortë në botë në moshën 22-vjeçare dhe për mendimin tim ishte një operacion për t’u bërë, edhe pse kishim një portier të nivelit të Navas. U bë një zgjedhje, u përpoqëm t’i jepnim të dyve njëfarë vazhdimësie. Ndoshta po të kishim kaluar raundin kjo situatë mund të kishte qenë pozitive, por për një humbje kjo vështirësi u evidentua. Dy lojtarët dinë gjithçka dhe kjo ka qenë gjithmonë një situatë e qartë për ta. Nëse ka një zgjidhje që është më e mira për të gjithë, nuk do ta kemi problem të marrim një vendim. Marrëdhënia me ta është shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë”.

Sipas mediave, titulli i fituar nuk do të mjaftojë që Pochettino të qëndrojë sërish në pankinë sezonin e ardhshëm. “Mauricio ka ende një vit në kontratën e tij, është normale që në fund të sezonit të flasim për të kuptuar vullnetin e të gjithëve – shpjegoi drejtuesi brazilian për Sky Sport – ishte një sezon paksa i rëndë për të gjithë, më e rëndësishmja ishte një përfundim pozitiv i këtij kampionati. Vite të tjera, pas një disfate të rëndë në Champions League pati një krize rezultatesh, sivjet ato nuk munguan. Ne jemi kampionë të Francës për të dhjetën herë, do të shohim gjithcka tjetër me qetësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *