• |
ide | kryesore

Përplasjet për listën e votuesve në Bulqizë, shtyhen zgjedhjet për kreun e degës së PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të shtyjë zgjedhjet në Bulqizë për shkak të problemeve me listat e votuesve.

Gazetari i BalkanWeb, Enver Doçi njofton se dy nga tre kandidatët kanë pretenduar se listat janë fryrë dhe pas ndërhyrjes së Berishës, zgjedhjet janë shtyrë për një ditë tjetër.

Kandidati Fatos Hoxha pretendon se janë shtuar në listë afro 500 anëtarë më shumë. Nga 1700 anëtarë, lista ishte me 2300 anëtarë. Hoxha thotë se janë dy lista dhe se nuk është dakord për nisjen e procesit të votimit. Edhe kandidati tjetër Dëfrim Fiku kërkon që të mos zhvilloher procesi zgjedhor me këtë listë votuesish.

I vetmi kandidat në garë që kërkon që kutitë e votimit të hapen, është Shaqir Manjani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *