• |
ide | kryesore

Video/ Magjia e Brojës ka mbaruar, 10 minuta në 2-2 me Brighton: Chelsea i falet Pulisic në shtesë

-Instant, Sport, Video



Chelsea hipotekon kualifikimin në Ligën e Kampionëve falë fitores 1-0 në derbin ndaj West Ham, në javën e 34 të Premier League. Në Stamford Bridge, Blues humbin shansin më të mirë me Jorginhon, një tjetër gabim nga pika e bardhë e penalltisë për italianin, por pastaj shpëtojnë në minutën e 90 falë golit vendimtar të Pulisic. Në ndeshjet e tjera, goditje për mbijetesën e Burnley ndaj Wolverhampton, ndërsa përfundon 2-2 mes Brighton e Southampton, me Brojën në fushë vetëm në 10 minutat e fundit.

CHELSEA-WEST HAM 1-0
Chelsea siguron kualifikimin në Champions League duke forcuar vendin e tretë, ndërsa për West Ham vjen një befasi që mund t’i kushtojë shtrenjtë për zonën Europiane. Pjesa e parë ishte e ngadaltë dhe pa emocione, ndërsa në pjesën e dytë dy skuadrat tentuan më shumë dhe episodi kyc mund të ishte ai i minutës së 87 kur Dawson mbajti nga krahu Lukakun në zonë dhe arbitri akordoi penallti për Blues, duke nxjerrë me karton të kuq mbrojtësin e West Ham. Megjithatë, nga 11 metra, Jorginho konfirmoi sezonin e keq me një goditje të dobët dhe qendrore të pritur nga Fabianski. Dëshpërimi i Tuchel, megjithatë, zgjati vetëm tre minuta, pasi Pulisic korrigjoi gabimin e Jorginhos duke shënuar golin e fitores. Hammers tani mund të përqendrohen në gjysmëfinalen e Europa League.

BURNLEY-WOLVES 1-0
Në garën për Evropën, Wolverhampton rrëzohet në Burnely dhe Wolves mbeten të tetët me tre pikë pas West Ham. Nga ana tjetër për vendasit një fitore thelbësore për sa i përket shpëtimit. Mjaftoi një gol i Vydra në minutën e 62 për të mposhtur lojtarët e Lage, të cilët më pas nuk arritën të reagojnë dhe çajnë murin e Burnely.

BRIGHTON-SOUTHAMPTON 2-2
Gola dhe spektakle në ndeshjen mes dy skuadrave në mesin e tabelës tashmë të sigurta dhe pa ambicie për Europën. Brighton shkoi deri në 2-0 falë golit të menjëhershëm të Welbeck dhe autogolit të Salisu, por Ward-Prose nënshkroi dygolshin mes fundit të pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë që shpëtoi Southampton. 10 minuta pa gjurmë për Brojën, që nuk po arrin të ketë impaktin e fillimit të vitit për Saints.

Premier League England
Brighton & Hove Albion 2-2 Southampton
Burnley 1-0 Wolverhampton Wanderers
Chelsea 1-0 West Ham United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *