• |
ide | kryesore

Video/ PSG shpallet kampion në Ligue, tifozët e kontestojnë: titulli i tetë në 10 vitet e fundit për parisienët

-Instant, Sport, Video



Pas hapit të gabuar në sezonin e kaluar, PSG tani komandon zyrtarisht listën e nderit të Ligue 1. Kampionati është matematikisht i tij për herë të 10 në histori (e teta në 10 vitet e fundit), në nivel të njëjtë me Saint-Étienne, pas barazimit 1-1 në Parc des Princes kundër Lens. Triumfi, katër javë nga fundi, erdhi pas avantazhit që mban firmën e Messit (68′) dhe barazimit të Jean (88′). Por ultrasit e PSG-së nuk janë fare të kënaqur dhe e kanë kontestuar ekipin edhe pas shpalljes kampion.

Sigurisht nuk do të jenë tetë javët e pabesueshme nga fundi i kampionatit me të cilat PSG u kurorëzua kampion i Francës në vitin 2016, megjithatë, kryeqytetasit siguruan rezultatin minimal të pritur prej tyre në fillim të sezonit, kur kanë mbetur edhe 360 minuta për të luajtur në Ligue 1, dhe (ndoshta) do të mund të rregullojë raportet me publikun e tyre (një pjesë e tyre që ende kontestojnë klubin) pas zhgënjimit të largimit të parakohshëm nga Champions League në ndeshjen kundër Real Madrid. Në natën e festës në Parc des Princes, një Lens që luajti me zemër mori në shtëpi një 1-1 të rëndësishme, por që nuk i pengoi të besuarit e Pocchettinos të siguronin titullin pavarësisht asaj që do të bëjë Marseille sonte në fushën e Reims. 78 pikët, me 4 javë të mbetura janë një kufi ku vendi i dytë nuk mund të arrijë, duke qenë se ka 62 pikë, përpara ndeshjes së mbrëmjes.

Skuadra e Pochettinos, pavarësisht triumfit në Ligue 1, u sfidua edhe një herë nga ultrasit e tyre në stadium, të cilët nuk arrijnë të kapërcejnë ende flakjen e panumërt jashtë Champions League dhe u larguan nga stadiumi në shenjë proteste kur erdhi koha për të festuar. “Nuk e kuptoj qëndrimin e tyre, ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë, e bëjmë me zemër. Jemi njerëz normalë, mund të kemi momente të mira apo të këqija…”, ishin fjalët e Verrattit, që tregojnë situatën delikate në kampin e PSG.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *